Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cfare fjalesh nga Spalletti perpara ndeshjes: “Kurre mos e mendoni se une ndaj Interit do te kerkoj ndonjehere…”

Cfare fjalesh nga Spalletti perpara ndeshjes: “Kurre mos e mendoni se une ndaj Interit do te kerkoj ndonjehere…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje ku ai do te perballet me te kaluaren e tij: kjo eshte ndeshja ndaj Interit per Luciano Spallettin neser.

Nderkohe, ai ka thene shume fjale te bukura pak me pare ne konference per shty per Interin dhe kohen e tij ne Milano.

“Me mua behet i thjeshte ky diskutim sepse une flas me pak, une jam gjithmone vetem. Shoke, jo shoke, shpresoj qe te mos mar vershellima.”

“Por ne fund te fundit, njerezit mund te bejne ate qe duan. Une kam marre shume vershellima dhe ofendime kudo. Por une shoh perpara me punen time, jo me punen e te tjereve.”

“Kur largohem nga nje klub dhe shoh se i kam lene gjera me mire nga sa i gjeta, me ben te ndihem shume mire.”

“Por duhet menduar per ate qe kam bere une, duke mos e krahasuar me asgje tjeter qe kane bere te tjeret.”

“Une tek Interi e kam mbyllur me veshtiresi te medha qe nuk vareshin vetem nga fusha e lojes. Por asnjehere nuk i kam dhene fajin askujt per ate vend te katert.”

“E mbylla kampionatin ashtu dhe vajta ne shtepi sepse me derguan ne shtepi. Jo se doja te ikja vete ne shtepi.”

“Eshte e qarte qe vleresimet me pas behen ne baze te mundesive qe ti ke pasur ne dispozicion ne ate moment.”

“Nese njeri ka mundesi te shpenzoje 240 milione euro rroga, nuk mund te krahasohet me dike qe ka mundesi te shpenzoje 100 milione euro.”

“Nuk meren me lojtare te ndalur ne shtepi qe nuk luajne, por lojtare te Chelsea, Manchester City, United, me te mesuar me fitoret.”

“Per mua do te jete nje ndeshje normale sepse jam mesuar qe te jetoj me intensitet te larte per ate qe bej.”

“Por jam kurioz per te pare pritjen dhe reaksionin qe do te kem kur te shkel ne Meazza diten e neserme,”

“Ne cdo gje qe bej une e ndjej timen dhe i bej gjerat me seriozitet. Marr vendime per te miren e grupit gjithmone.”

“Eksperienca tek Interi me ka dhene shume dhe dua te falenderoj tifozet qe pertej cdo gjeje, me trajtojne gjithmone mire.”

“I falenderoj edhe lojtaret me te cilet kam nje raport te madh. Kam vazhduar te ndihem njeri prej tyre edhe pas bashkepunimit qe kemi pasur.”

“Une shkoj krenar duke kujtuar se i dhashe force Pinetines. Edhe kopeshtaret kane qene te rendesishem per mua atje.”

“Kemi ditur te nderojme qendren stervitore, historine e Interit, gjithcka. Jane momente te bukura qe do i kujtoj gjithmone me kenaqesi sepse me kane emocionuar fort, si ne Rome, kur festuam ne fund.”

“Kurre mos e mendoni se une ndaj Interit do te kerkoj ndonjehere hakmarrje personale. Nuk e kam bere kurre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.