Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi: Steven Zhang po punon vete per pasardhesin e Pirellit: gati nje mega-kontrate me gjigandet e teknologjise?

Inter, cfare lajmi: Steven Zhang po punon vete per pasardhesin e Pirellit: gati nje mega-kontrate me gjigandet e teknologjise?
Inter Club Staff

Binomi Inter-Pirelli qe ka lindur ne 1995, me sa duket eshte i destinuar te mbaroje ne 2021 perfundimisht.

Drejtuesit zikalter jane prej kohesh ne kerkim te nje main sponsor qe do te sillte tek Interi te ardhura shume me te larta.

Me sa duket, zgjidhjet e menduara jane disa dhe Interi po punon fort per te afruar drejt vetes nje gjigand sponsorizues.

Sipas Corriere dello Sport, presidenti Steven Zhang vete, qe nga Kina, po merret vete me kete ceshtje dhe po tenton qe te afroje tek Interi nje kompani shume te rendesishme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter Club Albania (@interclubalbania) on

“Ai vazhdon jeten e Interit edhe pse eshte larg me telefonata dhe kontakte cdo dite me drejtuesit zikalter.”

“Po perfiton madje nga kjo prezence ne Kine per te cuar perpara nje kerkim te mirefillte per nje ‘main sponsor’ qe do te shkunde tregun e sponsorizimeve ne Itali/”

“Interi do duhet te zevendesoje Pirellin ne 2021, dhe lajmet per kete po shtohen shume dita dites. Por prezenca e tij ne Lindje eshte strategjike: kjo sepse shume afer fanelles se Interit gjendet kompania koreane Samsung.”

“Ata jane nje partner shume i rendesishem i Suning ne Kine dhe me sa duket, palet jane ne nje pike te mire diskutimesh.”

“Shifrat qe Interi mund te perfitoje nga nje marreveshje potenciale me ta jane me te vertete shume te larta e per zikalterit do te ishte nje mega-kontrate. Mendohet se klubi zikalter mund te perfitoje rreth 4 here me shume nga sa fiton sot me Pirelli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.