Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,208 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cfare shakaje ne Firenze! Shume mire Bardi, Mbaye dhe Benassi. Mirese u ktheve Joel Obi.

Cfare shakaje ne Firenze! Shume mire Bardi, Mbaye dhe Benassi. Mirese u ktheve Joel Obi.
Ardis
  • On 07/01/2014, 16:27

Rikthehet, si zakonisht, rubrika “La Meglio Gioventu” qe, si perhere, ofron ekskluzivisht hapesira per te rinjte e shkolles zikalter qe kane treguar veten e tyre, si ne menyren negative ashtu edhe pozitive, ne javen e sapo kaluar te kampionatit, midis Serie A dhe Serie B.

SERIE A

Francesco+Bardi1

Francesco Bardi, portier i Livornos (vitlindja 92) – Fiorentina-Livorno 1-0. Shume i sigurte ne goditjen e Giuseppe Rossit nga jashte zone, dhe eshte mire pozicionuar ne goditjen e rradhs se te njejtit ish lojtar te Villarrealit. U tregua i zoti ndaj te majtes se kolumbianit Cuadrado ne pjesen e dyte te lojes, dhe ben mrekulline ne devijimin e goditjes se Vargas, duke arritur te mabje te pandryshuar rezultatin. Nuk mund te beje gje ne golin e realizuar nga Gonzalo Rodriguez me koke. NOTA: 7,5

alfred-duncan

Joseph Duncan, mesfushor i Livornos (vitlindja 93) – Fiorentina-Livorno 1-0. Futet ne loje duke zevendesuar Biagiantin ne pjesen e dyte te lojes, por ka ne dispozicion shume pak minuta per te ndikuar ne ndeshje. NOTA: Pa note.

Ibrahima+Mbaye

Ibrahima Mbaye, mbrojtes/mesfushor i Livornos (vitlindja 94) – Fiorentina-Livorno 1-0. Luan gjate gjithe ndeshjes duke dhene nje performance shume te mire, duke luajtur ne ritme te larta. Nje nga me te miret e Livornos, prane realizimit te golit me koke, pak perpara se te shkonin ne avantazh Montella boys. Nje ndeshje totale si ne fazen sulmuese ashtu edhe ne fazen mbrojtese. NOTA: 7

benassi

Marco Benassi, mesfushor i Livornos (vitlindja 94) – Fiorentina-Livorno 1-0. I aktivizuar surprize nga tekniku Davide Nicola, zevendesohet ne minuten e 89 nga fantazisti Siligardi (edhe ky lojtar i shkolles se Interit). Djaloshi eshte autor i nje performance te mire, duke rezultuar nje nga me te miret ne fushe. Kuraje, teknik, shpirtin e gares, personalitet ne sherbim te mesfushes amaranto, nje nga pak shancet qe tekniku i ka dhene. NOTA: 7

Diego+Laxalt

Diego Laxalt, mesfushor Bolognas (vitlindja 93) – Catania-Bologna 2-0. Nuk eshte aktivizuar.

Rene+Krhin

Rene Krhin, mesfushor Bolognas (vitlindja 90) – Catania-Bologna 2-0. Nuk eshte grumbulluar.

Denis+Alibec

Denis Alibec, sulmues Bolognas (vitlindja 91) – Catania-Bologna 2-0. Nuk eshte grumbulluar.

Marko Livaja

Marko Livaja, sulmues i Atalantes (’93) – Milan-Atalanta 3-0. Nuk eshte aktivizuar.

Joel+Obi

Joel Obi, mesfushor i Parmes (vitlindja 91) – Parma-Torino 3-1. Hyn ne fushe ne minuten e 78 ne vend te nje ish lojtari te Interit, Biabiany, nuk mund te gjykohet per aq pak minuta qe Donadoni i beson. NOTA: Pa note.

Samuele+Longo

Samuele Longo, sulmues i Veronas (vitlindja 92) – Udinese-Verona 1-3. Nuk eshte grumbulluar.

Matteo+Bianchetti

Matteo Bianchetti, mbrojtes i Veronas (vitlindja 93) – Udinese-Verona 1-3. Nuk eshte grumbulluar.

Cristiano+Biraghi

Cristiano Biraghi, mbrojtes i Catanias (vitlindja 92) – Catania-Bologna 2-0. Hyn ne fushe ne minuten e 60 ne vend te Alvarez, ben nje paraqitje te mire ne krahun e majte. Tregon qetesi dhe orientim te pozicionit. Tashme duhet te kerkoje te rimarre postin e titullarit. NOTA: 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.