Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chiellini, cfare sulmi: “Une e urrej Interin: ja pse. Balotelli person negativ, por edhe Melo i poshter.”

Chiellini, cfare sulmi: “Une e urrej Interin: ja pse. Balotelli person negativ, por edhe Melo i poshter.”
Inter Club Staff

Giorgio Chiellini ka gati librin “Io, Giorgio”, një autobiografi e mbrojtësit të Juventus, që zbulon gjëra të rëndësishme, duke nisur nga urrejtja për Interin dhe dy lojtarët që nuk i duron dot.

Chiellini ka folur një java para se libri i rij të dalë në treg dhe për “La Repubblica”, dicka qe lojtaret e bejne zakonisht per te krijuar zhurme qe te shitet libri.

“Konfirmoj gjithçka që kam shkruar në atë libër. Balotelli është një person negativ, pa respekt për grupin.”

“Gjatë Kupës së Konfederatave, kundër Brazilit në vitin 2013, ai nuk ndihmoi për asgjë. Me të vërtetë e meritonte një shuplakë.”

“Disa njerëz mendonin se ai ishte një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë, por nuk kurrë nuk e kam përfshirë atë as në 10 apo 20 më të mirët.”

“Gjithsesi është dikush edhe më i keq, Felipe Melo, më i keqi i të këqijve. Nuk kam njohur askend me te keq se ai. I poshter.”

“Nuk mund të qëndroj pranë njerëzve që tregojnë mungesë respekti, atyre që duan gjithmonë të jenë kontradiktorë.”

“Me ta përreth është gjithmonë e mundshme të nise një zënkë. Ua thashë edhe drejtuesve, ai është një mollë e kalbur.”

“Unë nuk jam shoku më i mirë i të gjithëve, por ata janë të vetmit që i tejkaluan të kufijtë që mund të pranohen.”

“Nuk ka lidhje nëse luan keq apo mirë, apo del disa net jashtë. Problem është kur tregon mungesë respekti dhe nuk ke asgjë përbrenda”, shprehet Chiellini.

Në lidhje me zikaltrit, ai shton: “E urrej Interin, por duhet ta pranoj qe ndaj tyre eshte nje urrejtje sportive.”

“Sikurse Michael Jordan urren Detroit Pistons në NBA. Ja pse e quaj urrejtje sportive.”

“Kur u dëmtova vjet, mesazhi që më dhuroi më shumë kënaqësi ishte ai i Javier Zanetti. Urrejtja sportive është ajo që ju shtyn ta mundni një kundërshtar.”

“Nëse i jepet kuptimi i duhur, atëherë është një element i rëndësishëm i sportit”

Ne fakt nuk eshte e cuditshme qe nje lojtar si Chiellini qe eshte nje nder me te urryerit ne rruzullin tokesor per lojen e piset dhe karakterin e tij, flet keq per ish-shoket dhe del publikisht me deklarata qe urren ‘x’ apo ‘y’ skuader.

Cfare nuk ben sot nje njeri per te shitur nje kopje libri me shume, jo vetem shpirtin shet, por madje edhe gjera te tjera…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.