Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 23, 2018

Scroll to top

Top

648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Champions do te thote merkato e madhe! Gundogan do te jete dhurata: ja detajet!

Champions do te thote merkato e madhe! Gundogan do te jete dhurata: ja detajet!
Inter Club Staff

Per te kuptuar se sa shume do te jete ne loje ne Olimpico te dielen, mjafton te imagjinohet cfare merkatoje e pret Interin me Champions dhe pa Champions. 

Ne hipotezen e dyte, zikalterit do te luanin ne Europa League dhe klubi zikalter do e gjeje veten ne pozicionin e viteve te fundit pak a shume.

Ndersa nese do te jete Champions, mund te jete mundesia perfekte per te bere dicka me superiore, duke zgjedhur lojtare te fashes se pare per klubin.

Image result for gundogan city

Pikerisht per kete arsye ne keto momente ka dal ne pah emri i Ilkay Gundogan.

Gjermani, sipas Corriere dello Sport, eshte nje objektiv i rendesishem i Piero Ausilios nese do te kapet vendi i katert.

“Operacioni nuk eshte aspak i lehte, por aty ne mes Pep Guardiola po punon per te blere lojtare te tjere dhe per ta zevendesuar ate. Keshtu qe, ai pritet te largohet kete vere nga Manchester.”

“Demtimet e kaluara duken nje kujtim i larget dhe ai pa demtime ben diferencen ne fushe.”

Image result for gundogan city

“Tani qe eshte mire ka kerkuar rinovimin e kontrates qe e ka ne skadence ne 2020 por duhet pritur pergjigja e drejtuesve te Cityt qe ne kete moment duken me te interesuar te blejne ndonje lojtar tjeter se sa te zgjasin kontraten e tij.”

Me bileten e Champions ne xhep, zikalterit mund te mendojne te shpenzojne edhe 40-50  milione euro per kartonin e ish lojtarit te Borussia Dortmund: nje blerje qe do te rriste jo pak vleren kualitative te mesfushes zikalter.

Emra te tjere per te cilet Interi eshte i interesuar, jane te perhershimit: Kovacic, Strootman, Vidal, William Carvalho dhe Rabiot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.