Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,159 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Champions, Inter-Barcelona hyn zyrtarisht ne histori: ja pse!

Champions, Inter-Barcelona hyn zyrtarisht ne histori: ja pse!
Inter Club Staff

Interi dje e mbylli ndeshjen shume te rendesishme ndaj Barcelones ne Meazza me rezultatin 1-1.

Edhe pse Barcelona kaloi ne avantazh ne minuten e 83 dhe gjithcka u duk sikur u mbyll ne ato momente, zikalterit paten force dhe guxim per te kerkuar golin dhe arriten ta gjenin me Mauro Icardin ashtu si shpesh ka ndodhur ne kete Champions League.

Por duket se ndeshja e djeshme ndermjet Interit dhe Barcelones ka hyre perfundimisht ne historine e futbollit italian.

Pse? Kjo e gjitha per shkak te biletave te shitura. 

Kjo ndeshje ka sjelle ne kasat zikalter plot 5,8 milione euro te ardhura frut i 73,5 mije biletave te shitura dhe keshtu kjo shifer perfaqeson rekordin absolut jo vetem per Serie A por rekordin absolut ne historine e futbollit italian.

Kete gje e ka komunikuar edhe dje Interi ne profilin e saj Twitter, por gjithcka eshte certifikuar pas ndeshjes kur jane publikuar shifrat.

Interi shkruante dje:

“Me me shume se 5,8 millione euro, Inter-Barca do te regjistroje keshtu te ardhurat me te larta ne historine e futbollit italian”.

Eshte mundur keshtu skuadra e Romes me 5,2 milione eurot e regjistruara ne gjysmefinalen e vjetshme te Champions League.

Zikalterit perpara ndeshjes se djeshme, rekordin me te larte e kishin ne 28 prill 2018 ne ndeshjen ndaj Juventusit (5,2 milione euro).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.