Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Champions, ja cfare ndodh nese Interi, Roma dhe Lazio e mbyllin Serie A me pike te barabarta

Champions, ja cfare ndodh nese Interi, Roma dhe Lazio e mbyllin Serie A me pike te barabarta
Inter Club Staff

Ato  jane gjithmone aty, ne vendin e trete, katert dhe te peste. E kane bere me radhe, por kane qene gjithmone aty. 

Po flasim per Romen, Lazion dhe Interin, te cilat jane protagonistet absolute te gares per nje vend ne Champions League, me kalime dhe parakalime ndeshje pas ndeshje.

Aktualisht, dy skuadrat e kryeqytetit te cilat sapo kane dale nga nje 0-0 ne derbi, e ndajne vendin e trete dhe te katert me pike te barabarta (61 te tilla), me Romen qe renditet ne vendin e trete per shkak te ndeshjeve direkte me Lazion (fitore ne ndeshjen e pare dhe barazim ne te dyten). Pas tyre eshte menjehere Interi i Spallettit me 60 pike.

Por cfare do te ndodhte ne rast se te treja skuadrat, Roma, Lazio, dhe Interi, do e mbyllnin kampionatin me pike te barabarta?

Ne kete rast, rregullorja parashikon renditjen e skuadrave sipas radhes:

1) Piket e fituara ne takime direkte

2) Diferenca e golave ne ndeshjet direkte, me golat ne transferte qe nuk vlejne me shume se golat ne shtepi

3) Diferenca totale e golave

4) Kush ka shenuar me shume gola ne total

5) Ne rast barazimi tek te gjitha komponentet me lart, atehere do te hidhet nje short per te percaktuar skuadren qe do te shkoje ne Champions.

Goal.com shpjegon me pas:

“Lazio-Inter me 20 maj, ndeshja e fundit e kampionatit, mund te jete decizive per kualifikimin ne Champions League: ne fakt, eshte i vetmi takim direkt qe ka mbetur ndermjet tre skuadrave.”

“Ndeshja e pare perfundoi 0-0 ne San Siro.”

“Zikalterit kane avantazh ne takime direkte vetem me Romen, fale nje fitoreje dhe nje barazimi, ndersa kane nje barazim me Lazion.”

“Roma nderkohe ka ne favor te saj perballjen me Lazion te cilen e ka fituar njehere dhe ka edhe nje barzim.”

“Nese behen llogarite, Interi eshte skuadra qe vendoset me mire nese te treja skuadrat do ta mbyllnin me pike te barabarta: zero humbje deri me tani ne tre ndeshjet e luajtura, ndersa Roma e ka nje.”

“Nje shkalle me poshte Lazio qe ka dy barazime dhe nje humbje.”

Me shume detaje, keto jane takimet direkte te luajtura ndermjet tre skuadrave.

INTER-LAZIO 0-0

ROMA-LAZIO 2-1

LAZIO-ROMA 0-0

ROMA-INTER 1-3

INTER-ROMA 1-1

LAZIO-INTER (20 Maj)

Edhe ne rast se kesaj gare do i bashkohej edhe Milani me Fiorentinen, perseri zikalterit do te ishin ne avantazh sepse kane fituar ne takimet direkte (3-2 ndaj Milanit dhe 3-0 ndaj Fiorentines, pervec barazimeve ne ndeshjet e dyta).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.