Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

881 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Champions ka bere qe bilanci i Interit te “shpertheje”: ja milione euro jane perfituar deri me tani!

Champions ka bere qe bilanci i Interit te “shpertheje”: ja milione euro jane perfituar deri me tani!
Inter Club Staff

Buzeqeshin kasat e Interit. Ne vetem nje muaj e gjysem sezon, ne fakt, jane 54 milione euro te perfituara nga klubi. 

Eshte nje shifer shume e majme duke pare se ne vitet e kaluara Interi as nuk i eshte afruar kesaj vlere shpjegon Gazzetta dello Sport sot:

“Jemi pak a shume tek kuota e 20% te te ardhurave totale te klubit nese shikojme bilancin e aprovuar ne 30 qershorin e kaluar.”

“Kjo eshte merite e Champions League, fitoreve, perfitimeve: euro therret euro, rezultati (sportiv) therret rezultatin (ekononik)”.

Me pak fjale, sezoni ka folluar ne menyren me te mire te mundshme edhe pse fillimi sportiv nuk ka qene ai qe pritej.

“Por tani nuk eshte me thjesht ceshtje spektatoresh te cilet mbeten nje aset i besueshem dhe filozofik.”

“Diferencen tani e ben Champions League qe do te beje bilancin e Interit qe te shpertheje ne 30 qershorin 2019 duke pare se i fundit nuk kishte te perfshire aspak kupat europiane: rritja do te jete eksponenciale.”

“Edhe nese ne rastin me te keq Interi nuk do ta kaloje dot grupin, perfitimet deri me tani jane shume te majme. Qe sot “Disneyland i futbollit” sa per ta thene alla-Spalletti, parate i shperndan pa limit.”

“Klubi zikalter deri me tani ka perfituar 38,9 milione euro vetem per pjesemarrjen ne grupe, ketyre i shtohen 5,4 milione euro per dy fitoret (2,7 njera) ndaj Tottenham dhe PSV: totali i pare eshte 44,3 milione euro.”

“Nderkohe kalimi i grupeve do te sillte ne kasat e Interit edhe 9,5 milione euro.”

“Pastaj te mos harrojme se 5 ndeshjet e luajtura ne Meazza deri me tani kane sjelle pothuajse 10 milione euro vetem nga biletat e shitura dhe ndeshja ndaj Tottenham eshte ajo me perfitimet me te larta: 3,5 milione euro.”

“E ja tek jemi qe tani tek 54 milione euro te perfituara. Pastaj te mos harrojme se Interi do te luaje ne San Siro dy ndeshje prej sold-out brenda nje periudhe te shkurter kohore: ato ndaj Milan dhe Barcelones ku parashikohet nje perfitim i cmendur: rreth 5 milione euro per ndeshje.”

“Kush eshte finishi – pyet Gazzetta dello Sport -?

“Rritja e te ardhurave te Interit ne kete moment varet edhe nga rezultatet sportive e jo vetem nga kerkimi i vazhdueshem per partnership ne Kine apo nga akrobacite e merkatos se drejtorit sportiv Ausilio.”

“Por ne merkato, si perkthehen keto te ardhura? Shume thjeshte: veren e ardhshme Interi do te kete nje force shume here me te madhe dhe mund te shpenzoje pa problem shifra qe viti ne kaluar dukeshin tabu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.