1,581 views

Champions League, Thohir zbulon qe ka kerkuar 4 vende per Italine
E intervisten e gjate per CNBC, presidenti Erick Thohir eshte fokusuar edhe te situata lidhur me numrin e skuadrave italiane qe shkojne ne Champions League dhe zbulon kerkesen qe i ka bere UEFA-se:
“Shpresojme qe UEFA na lejon qe te kemi serish 4 skuadra ne Champions League sepse eshte shume e rendesishme edhe per nivelin e kompeticionit dhe per te rinjohur vleren e kampionatit. E kemi kerkuar dhe shpresojme qe te na lejohet sepse eshte korrekte t’i jipet hapesire atyre qe shpenzojne, ne jemi ne krye te ketij klasifikimi se bashku me Premier League”.