Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chelsea rikthehet ne gare fuqishem per Dumfries? “Ja pergjigja qe ka marre menjehere nga Inter: nese…”

Chelsea rikthehet ne gare fuqishem per Dumfries? “Ja pergjigja qe ka marre menjehere nga Inter: nese…”
Inter Club Staff

Rikthehet edhe emri i Denzel Dumfries mes lojtareve te mundshem qe mund te largohen gjate kesaj merkato sipas mediave ne Itali.

Me sa duket, eshte Chelsea skuadra e fundit qe po afrohet me hollandezin qe gjithesesi ka nje cmim shume te larte.

Kete gje shpjegon sot La Gazzetta dello Sport, e cila zbulon: “Emri i hollandezit ka dale ne pah edhe gjate tratativave per Lukaku, ku tekniku Tuchel e kishte treguar si nje mundesi e mire investimi”.

“Por gjate kesaj tratative, Inter e ka mbajtur shume lart kerkesen per lojtarin dhe per Lukaku u be dicka tjeter”.

“Gjithesesi, emri i Dumfries nuk eshte larguar aspak nga blloku i shenimeve te Chelsea dhe keta te fundit jane hedhur perseri ne sulm per te”.

“Diten e djeshme madje Blues kane bere nje levizje tjeter, duke bere nje sondazh tjeter me skuadren e Interit per lojtarin”.

“Ka qene nje kerkese informacioni e thjeshte, per te pare situaten e lojtarit i cili normalisht vazhdon te pelqehet shume”.

“Pergjigja e Interit ka qene direkte dhe pa shume nenkuptime: nuk futemi ne bisedime per me pak se 40 milione euro”.

“Pra, zikalterit e kane nisur direkt me nje cmim teper te larte dhe klubi zikalter nuk deshiron te futet vertete ne tratativa nese cmimi i ofruar nuk eshte ky”.

“Normalisht, mundesi manovre te medha nuk ka dhe shifra e kerkuar nga Inter eshte konsideruar e larte nga Chelsea”.

“Gjithesesi, si ceshtje, kjo nuk mund te konsiderohet e mbyllurt, edhe pse Inter eshte e hapur te degjoje propozime, gjithmone qe te mos jene me te ulta se cmimi i kerkuar”.

“Pse ky cmim i larte? Ne radhe te pare sepse Inter nuk deshiron te humbase nje tjeter lojtar ne krah pas humbjes se Perisic”.

“Por ne radhe te dyte, edhe pse ne merkato nuk ofron shume mundesi te tjera te mira per te zevendesuar Dumfries”.

“Gjihtesesi, levizjet e Chelsea ne kete moment nuk jane shume te deshifrueshme sepse ata po kerkojne shume lojtare dhe qellimet e verteta ende nuk jane zbuluar”.

“Ndryshimi i pronareve ka shkaktuar ne nje fare menyre shume konfuzion dhe eshte bere teper e veshtire te kuptohet se cfare po ndodh me merkaton e tyre”.

“Por qe Dumfries eshte ne listen e tyre, kjo eshte dicka e sigurt dhe ka dale ne pah edhe gjate diskutimeve per Lukaku”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.