Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,954 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chelsea tenton te provokoje Interin? “Kane kerkuar 25 milione menjehere. Por Lukaku i ka thene Marottes se…”

Chelsea tenton te provokoje Interin? “Kane kerkuar 25 milione menjehere. Por Lukaku i ka thene Marottes se…”
Inter Club Staff

Ka ardhur nje lajm i rendesishem per Romelu Lukaku diten e sotme: Chelsea me sa duket per ta dhene ne huazim lojtarin ka kerkuar nje shifer te rendesishme nga Inter.

Kete gje e tregon Corriere dello Sport, e cila flet per nje hipoteze ku Chelsea nuk pranon nje huazim pa pagese si ajo qe kerkon Inter.

“Tuchel e di qe smund te besoje me tek Lukaku dhe prandaj deshiron ta largoje lojtarin. Por me sa duket, Chelsea ka bere edhe nje provokim per Interin per te matur edhe pulsin.”

“Ata kane kerkuar nga Inter 25 milione euro per huazimin e lojtarit, aq sa eshte edhe kosto vjetore e amortizimit te lojtarit ne bilanc.”

“Por ne asnje moment Inter nuk eshte e gatshme qe te paguaje kete shifer qe normalisht eshte jashte cdo logjike.”

“Kete gje e di edhe Chelsea, edhe Tuchel por edhe Lukaku. Por jo me kot Lukaku vazhdon te dergoje sinjale per Interin sepse ka edhe me shume.”

“Belgu i ka bere me dije Marottes direkt se do te refuzoje cdo destinacion qe do i propozohet dhe kjo gje do e beje Chelsean qe ne nje pike te dorezohet.”

“Inter eshte ne pritje dhe prandaj me ne fund eshte hapur edhe mundesia e pare e nje huazimi per Lukaku qe deri para pak kohesh mendohej si e pamundur. Blues ne kete moment ndodhen ne piken qe nese Inter do i paguante Lukakut pagen do te ishin shume te kenaqur sepse kane ne shtepi nje lojtar qe ka kushtuar 115 milione euro por qe nuk deshiron me t’ja dije per Chelsean.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.