Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,190 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chelsea, Tuchel zbulon prapaskenen: “E dini? E provova prape me Lukaku ne vere per ta bindur: me tha se…”

Chelsea, Tuchel zbulon prapaskenen: “E dini? E provova prape me Lukaku ne vere per ta bindur: me tha se…”
Inter Club Staff

Thomas Tuchel diten e djeshme eshte rikthyer te flase per Romelu Lukaku qe pas golit me Interin ka bere te flitet perseri ne Angli.

Ai e ka bere kete gje diten e djeshme para ndeshjes me Tottenham ku ka treguar nje prapaskene te rendesishme.

“Big Rom? Po, mendoj se duhet te jemi te gjithe pak te ndershem te themi se koha e tij ketu ka qene pak zhgenjyese”.

“Por ka qene edhe per nga ana e paraqitjeve ne fushe. Une jam shume larg nga drejtimi i gishtit tek lojtari sikur eshte fajtori kryesor”.

“Por ai ka qene i zhgenjyer dhe une kam mbetur i zhgenjyer. Me takon mua qe te gjej nje strukture, te ndertoj nje ambient te mire”.

“Te bej nje lojtar te bindur per aftesite e tij. Per kete jam ketu. Une ndihmoj lojtaret, nuk eshte e kunderta. Nuk ja kam dale me te dhe kjo nuk me ben te lumtur”.

“Lukaku ka forcuar doren per tu larguar sepse une isha gati te provoja edhe njehere qe te ndertonim mardhenien nga e para”.

“Por ai me tha se kishte vendosur ndryshe, donte te largohej tek Inter. Shprehu deshiren hapur per kete, e kishte vendosur”.

“Pronaret ne fund kane vendosur qe te pranojne deshiren e tij. Tani duhet te gjejme zgjidhje te tjera per te”, ka shpjeguar tranjeri i Blues.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.