Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chiellini del hapur: “Interi favorit per te fituar Scudetton? Pyesni pak Bastonin cfare i kam thene kur…”

Chiellini del hapur: “Interi favorit per te fituar Scudetton? Pyesni pak Bastonin cfare i kam thene kur…”
Inter Club Staff

“Kemi qene shume te zotet qe ta permbysnim ndeshjen me Romen, por nuk duhet te kishim pesuar aq shume gola”.

Keshtu e ka nisur fjalen e tij Chiellini perpara ndeshjes se neserme, ku Juventusi i tij do te perballet per finalen e Superkupes.

A ndryshon dicka duke pare situaten e virusit? Si ndodhesh ti?

“Une jam mire, pervec faktit se i kam kaluar festat i prekur pak a shume si shumica e italianeve. Por jemi mire ne familje te gjithe.”

“Do te jete nje finale e ndryshme nga sezonet e kaluara, ashtu si ka ndodhur me Atalanten sezonin e shkuar. Nuk jemi favorite, por kam humbur shume finale duke luajtur si favorit.”

Si ndryshon menyra e lojes duke qene se nuk konsideroheni fare si favorite?

“E perseris: ne maj thuhej se nuk ishim favorit. E me Interin vlen e njetja gje duke qene se eshte rritur shume dhe ata jane favorite.”

“Interi eshte favorite, por ne nje ndeshje teke mund te ndodhe gjithcka dhe kur nuk je favoriti paradoksalisht deshiron te tregosh se vlen dhe do te fitosh nje trofe.”

“Mbase eshte me e veshtire te besh 38 ndeshje te mira se sa nje ndeshje. Pastaj Interi duke qene se me shume gjase do e fitoje Scudetton kete vit, mbase nje finale mund edhe ta luaje si e barabarte.”

Ndeshja neser mund te jete e vecante dhe decizive per sezonin?

“Nuk besoj, sepse nuk ka se si. Duhet ekuiliber. Ajo neser eshte nje fitore e vetme. Nuk eshte se pres 20 fitore pasi te fitojme Superkupen.”

A e prisje nje Inter te tille pas largimeve ne vere?

“Pyesni Bastonin cfare i thashe ne tetor kur ishin shume larg vendit te pare. “Kampionatin mund ta humbisni vetem ju” i thashe ne ate kohe Bastos.”

“E kam qene nje profet i mire. Vetem Milan po mban pak ritmin, por Inter ka nje skuader me te forte. Jane mature dhe te kompletuar. Pastaj mbase gabohem, por mua me dukej favorite qe ne shtator.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.