Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Chiellini flet i shkaterruar: “Me ka ngelur nje shije e hidhur ne goje nga Scudetto i Interit. Shpresoja me gjithe zemer qe…”

Chiellini flet i shkaterruar: “Me ka ngelur nje shije e hidhur ne goje nga Scudetto i Interit. Shpresoja me gjithe zemer qe…”
Inter Club Staff

Me sa duket Juventusi me marrjen pjese ne dokumentarin All or Nothing te Amazone ka dhene shume material per vite me radhe.

Edhe pse Agnelli eshte nisur me idene se Juventusi do te fitonte kampionatin e 10 sezonin e shkuar dhe nje dokumentar per kete do te ishte dicka e madhe, ai kishte harruar te llogariste dicka te rendesishme: Interi ne Contes.

Zikalterit fituan Scudetton dhe Juventusi deshtoi edhe ne Sere A, por deshtoi keqazi edhe ne Europe, e cdo zhgenjim i Juventusit eshte tashme i dokumentuar ne filmimet e Amazone.

Normalisht qe kontratat ishin nenshkruar dhe nuk kishte me asnje shans qe Juventusi te terhiqej nga ky dokumentar per shkak te penaliteteve te larta, por ne pah keto dite po dalin disa perla te verteta.

Nder te tjera, ne nje moment te ketij dokumentari, Giorgio Chiellini shfaqet totalisht i shkaterruar per faktin se Interi po fitonte Scudetton.

“Shpresoj qe te jete e vetmja humbje e Juventusit ndaj Beneventos ne histori. Une shpresoja te fitoja Scudetton e 10 me Juventusin.”

“Shpresoja me gjithe shpirt, me te gjitha fuqite e mia qe te fitoja kete Scudetto. E doja sa nuk e keni idene.”

“Kam bere gjysmen e karrieres sime si Kampion i Italise. Ta shoh qe e ngrene disa te tjere kete trofe me vjen keq vertete.”

“Kam nje shije te hidhur ne goje per Scudetton qe sapo ka fituar Interi. Shpresoja qe te pakten te fitoja Scudetton tim numer 10…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.