Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Christian Vieri i habit te gjithe: “Ja cfare note i vendos sezonit te Interit: note e larte per faktin se ata…”

Christian Vieri i habit te gjithe: “Ja cfare note i vendos sezonit te Interit: note e larte per faktin se ata…”
Inter Club Staff

Tashme gara Scudetto ka ardhur ne metrat e fundit dhe gjithcka do te vendoset kete te diele ne Itali: nje copez ne San Siro e nje copez ne Sassuolo.

Per kete gje ka folur edhe ish-lojtari i Milan dhe Inter, Christian Vieri, dhe kete gje e ka bere nga Bobo TV.

Ai i ka habitur jo pak tifozet me ate qe ka thene per skuadren zikalter duke e vlersuar me nje note shume te larte sezonin e Interit.

“Ne kete moment, une i jap Interit nje 9,5 per kete sezon qe ka bere. Po, dhe kete e them me bindje te plote.”

“Inter ka bere nje sezon te mire, nje Champions te pabesueshme. Ka fituar ndaj Liverpool, e dime kush eshte Liverpool.”

“Ka fituar dy Kupa, duke mundur ne finale Juventusin. A ka ndodhur ndonjehere ne histori kjo qe Juventusi te mundet tre here ne nje sezon e te humbase dy Kupa?”

“Inter po lufton deri ne diten e fundit per Scudetton. Edhe kjo nuk eshte pak. A e mbani mend cfare ndodhi ne vere?”

“Kane gabuar ne disa ndeshje, por ne fund ata dominojne cdo skuader. Bejne nje futboll te madh. Ka pasur ndeshje si ajo ndaj Empolit ku mund te benin edhe 12 gola. Prandaj them 9,5. Nese nuk fitojne, do te ndodhe per shkak te episodeve edhe pse kjo ka shume gjase qe te ndodhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.