Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2022

Scroll to top

Top

812 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CIES – Icardi, Skriniar dhe Vecino ne Top 50 lojtaret qe i eshte rritur vlera nga shtatori. Sllovaku…

Inter Club Staff

Eshte Mohamed Salah lojtari i pese ligave me te forta te futbollit europian lojtari te cilit vlera i eshte rritur me shume ne gjashte muajt e fundit.

Egjiptiani i kaluar nga Liverpool, ka kaluar nga 88,1 milione euro ne shtator ne 162,8 milione euro ne mars. Nje vlere e cmendur kjo per ish-futbollistit te Romes i cili tashme ka ne treg nje nga cmimet me te larta.

Pas tij vijne Ederson dhe Sane.

Por, CIES, Observatori i futbollit ne Nauchtel, ne studimin e saj javor, ka publikuar keshtu listen me futbollistet qe i ka ndryshuar me shume vlera qe prej shtatorit e deri me sot.

Ne kete liste bejne pjese edhe tre lojtare te Interit ne 50 vendet e para.

Interisti me vleren me te madhe ne treg eshte Mauro Icardi, ne vendin e 25 me nje vlere totale prej 100,9 milione euro. 

I dyti eshte Milan Skriniar, ne vendin e 37 me nje vlere qe esht tek 46,3 milione euro. 

I treti eshte Matias Vecino, ne vendin e 40 me 45,5 milione euro. 

Image result for vecino inter

Mbase ajo qe te bie ne sy me shume eshte cmimi i Milan Skriniar, i cili vleresohet nga CIES me rreth 46 milione euro.

Sllovaku qe deri me tani ka bere nje sezon te frikshem, ne merkato e ka kaluar cmimin e 100 milione eurove e nese ndonje skuader e madhe europiane do te doje sherbimet e tij, Interi as nuk do te pergjigjet ne telefon per nje oferte qe nuk i kalon 100 milionet.

Ne nje kohe kur Van Dijk kushton 85 milion euro, llogarite se sa mund te jete vlera e Milan Skriniar mund ti beje kushdo.

Kjo eshte foto e klasifikimit te CIES:

No automatic alt text available.

Mauro Icardi qe prej shtatorit 2017 ka pasur nje rritje te vleres se kartonit me 28.1%. Matias Vecino ka pasur nje rritje te vleres se kartonit me 21% ndersa Milan Skriniar 21.8%.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.