Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Claudio Ranieri keshillon Interin: “Per Interin kam vetem nje mesazh per ndeshjen ne Champions: te shkojne ne Angield per…”

Claudio Ranieri keshillon Interin: “Per Interin kam vetem nje mesazh per ndeshjen ne Champions: te shkojne ne Angield per…”
Inter Club Staff

Inter, pas Ajax, ka peshkuar Liverpool: nje short i rende per kampionet e Italise. Nderkohe, per te folur per shortin, Claudio Ranieri eshte intervistuar nga La Gazzetta dello Sport.

Keto kane qene fjalet e teknikut aktual te Watford.

Liverpool-Inter pa u menduar shume.

“Nje sfide e veshtire dhe nuk eshte kaq e sigurt per asnjeren. Liverpool eshte shume i forte, por Inter ka filluar te tregoje doren e Inzaghit.”

“E kam thene gjithmone une: Simone eshte shume i zoti. Ka trashiguar ne menyre perfekte skuadren e Contes, nje skuader fituese dhe me mentalitet luftues.”

“Pas largimit te Lukaku dhe Hakimi ishte legjitime te kishim dyshimet tona. Por pas veshtiresive fillestare, Interi tani me duket nje makine jashteserie e jashtezakonshme.”

Liverpool eshte nje skuader shume e forte…

“Me Manchester City, ata jane skuadra me e forte ne Premier League. Edhe pse Chelsea me duket afer ketyre niveleve.”

“Reds kane loje, entuziazem, pasion. Salah eshte nje talent i madh. Ka gola dhe fat. Me duket se Klopp eshte ne lidhje perfekte me qytetin.”

“Jurgen eshte tranjeri perfekt per nje klub me peshe te madhe nderkombetare dhe te nje tifozerie te ngrohte.”

Sa ka rendesi faktori Anfield?

“Varet nga shpirti me te cilin nisesh per te luajtur ne ate stadium. Nese kapesh nga atmosfera, te dridhen kembet, nuk shkon larg.”

“Per Liverpool ai stadium vlen shume. Karikimi i popullit te Reds eshte e pabesuehsme dhe e nxehte shume.”

Si duhet ta luaje Interi?

“Gjeja e pare, duhet te perballet me keto dy ndeshje me vendosmeri dhe pa u ndjere asnjehre inferiore.”

“Futbolli eshte nje sport ku asgje nuk eshte e sigurt. E dyta, te beje sa me pak gabime. Ne Champions League gabimet jane fatale, mbi te gjitha me klubet e medha.”

“E treta: te perdoret inteligjence. Duhet interpretuar mire ndeshja. Prandaj, duhet degjuar me kujdes ajo qe thote ndeshja dhe te rregullohesh sipas rastit.”

Ne Meazza Liverpool ka kaluar Milanin me thjeshtesi.

“Nuk kam mbetur i habitur. Organiku i Liverpool eshte i perbere nga dy skuadra te forta. Superioriteti i Premier LEague eshte edhe kjo: skuadrat e medha hedhin ne fushe dy formacione dhe mund te fitojne te dyja.”

Pse Inter mund te shpresoje per te kaluar turnin?

“Sepse eshte nje skuader me vlera te medha dhe mund ta luaje ne kete moment me cdo skuader ne bote.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.