Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CM.com – Gabigol apo Karamoh? Ja ke ka zgjedhur Interi ta riktheje sezonin e ardhshem

Inter Club Staff

Interi do te kete vetem nje vend te lire per nje nga talentet e saj ne sulm ne sezonin e ardhshem.

Por duket se ne shtepine zikalter ka nje dileme ndermjet dy emrave ne pronesi te zikalterve sipas asaj qe tregon Calciomercato.com.

I pari eshte Gabriel Barbosa qe do te rikthehet tek Interi por nuk do i zbraze valixhet sepse do te largohet menjehere pa qendruar asnje dite ne Milano.

Prej javesh tashme drejtuesit zikalter po kerkojne nje sistemim per sulmuesin brazilian qe duket se nuk do te kete nje aventure 2.0 tek Interi ashtu si me Santos.

Kujtojme qe huazimi i tij perfundon ne daten 31 dhjetor dhe Interi nuk ka ndermend ta riktheje ne skuader sepse me sa duket, edhe pse ka disa dyshime, do te zgjedhje nje tjeter lojtar te saj te ri per sulmin e vitit te ardhshem.

Por perpara se te kalojme tek emri i perzgjedhur, duhet theksuar se Interi nga Gabigol pretendon te rekuperoje te pakten 20 milione euro qe te mos shenohet si minusvalence ne bilanc.

Kontakte te para me klube te tjera per te ka patur, por deri em tani asnje oferte zyrtare.

Por nese Interi ka vetem nje vend ne sulm per talentet e saj, kush eshte emri tjeter i perzgjedhur?

Kjo nuk ka shume dyshime: ai eshte Yann Karamoh i cili po bind ne France por edhe ne Serie A ka luajtur mjaft mire vitin e kaluar.

Nderkohe Gabigol ne Europe ka deshtuar edhe tek Benfica ne Portugali e jo vetem ne Serie A.

Keshtu rruga duket e qarte per dy lojtaret: Gabigol eshte drejt nje shitje dhe i perzgjedhur per te perfaqesuar ngjyrat zikalter vitin e ardhshem nga ata te dy eshte Karamoh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.