Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

773 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CM – Prapaskena me De Vrij: Ja super rroga qe i ofroi Atletico, por me Interin dashuri me shikim te pare

CM – Prapaskena me De Vrij: Ja super rroga qe i ofroi Atletico, por me Interin dashuri me shikim te pare
Inter Club Staff

Calciomercato.com ka zbuluar sot nje prapaskene per sa i perket transferimit te De Vrij tek Interi nga Lazio. 

Lojtari hollandez ka ardhur tek zikalterit me parameter zero dhe nga te gjitha mediat ne Itali dhe gazetaret sportiv italian por edhe nderkombetare, kjo goditje konsiderohet si nje nga me te mirat e kesaj merkatoje nese shikohet cilesia e lojtarit dhe investimi ekonomik qe ka bere Interi.

Por me sa duket, nuk ka qene aspak nje pune e lehte qe Piero Ausilio te siguronte sherbimet e tij duke pare konkurencen e larte edhe pse lojtari duket se i ka pasur idete e qarta qe ne fillim.

Ja cfare ka zbuluar sot Calciomercato.com:

“Interi, perpara se te siguronte sherbimet e tij dhe te formalizonte kete goditje duke firmosur me De Vrij, per te jane hedhur ne sulm Atletico Madrid dhe Juventusit.”

“Ata menjehere sapo kane marre vesh qe Interi ishe afer lojtarit, kane tentuar te futen ne mes duke ofruar edhe me shume rroge per hollandein.”

“Juventusi ka qene nje mundesi e skarcuar qe ne fillim nga hollandezi, ndersa Atletico ka insistuar me shume sepse ka marre parasysh nje largim te mundshem kete sezon te Gimenez ose Godin dhe ka tentuar ta joshe me nje super oferte te bere nga drejtori sportiv Andrea Berta.”

“Colchoneros kane ofruar per hollandezin 5,3 milione euro ne sezon, plot 1,5 milione euro me shume se sa Interi, por per De Vrij ajo me Interin ka qene nje dashuri me shikim te pare.”

“Ai i kishte dhene fjalen Interit dhe Piero Ausilios se do te firmoste me ta dhe keshtu ndodhi. Ai u tregua besnik deri ne fund me zikalterit me te cilet firmosi nje kontrate pese vjecare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.