Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

796 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cmendet totalisht Corriere dello Sport: “Boll me kampionate qe fitohen keshtu si Interi: koha per Play Off sepse…”

Cmendet totalisht Corriere dello Sport: “Boll me kampionate qe fitohen keshtu si Interi: koha per Play Off sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket Corriere dello Sport nuk po e duron dot faktin se ky kampionat mund te fitohet nga Interi pas 9 vitesh qe eshte fituar nga Juventusi.

Corriere dello Sport nder te tjera ka qene gazeta qe ka sulmuar me shume klubin zikalter ne keto kohe te veshtira edhe duke shpikur shume lajme (si ajo me Hakimin, rrogat, shitjen e klubit, etj).

Por vertete kesaj radhe ata kane dale hapur, dhe kane treguar edhe njehere se sa keq ndihen per Interin kampion te mundshem te Italise.

Pikerisht Corriere dello Sport, diten e sotme me nje shkrim te gjate, ka propozuar qe Serie A te ndryshoje format, te behet me PlayOff, per te ndaluar skuadra si Interi qe krijojne kete diference klasifikimi me skuadrat qe kane pas.

Nderkohe qe e ka bere Juventusi per vite me radhe, askush nuk ka thene asgje. Njehere qe e ben Interi… boom.

Por le te rikthehehemi te shkrimi i Corriere dello Sport, ta lexojme se bashku dhe te qeshim po se bashku me keto rreshta.

“Jemi nente jave nga fundi dhe praktikisht eshte mbyllur gjithcka. Kush do te fitoje kampionatin? Asnje nuk do te vinte baste per skuadra te tjera por vetem per Interin.”

“Kush bie ne Serie B? Crotone dhe Parma me siguri, Cagliari dhe Torino ndoshta, por edhe Spezia mbase mund te futet ne valle.”

“Kush shkon ne Champions? Vetem ketu ka disa dyshime, sepse Napoli dhe Lazio ne leter mund te afrohen.”

“Pra, ne kete moment qe po flasim, nuk ka asnje interes per vendin e pare, sepse eshte mbyllur historia, plot 9 jave nga fundi.”

“Kush i shikon keto ndeshje, pa tifoze? Me nje kampionat te mbyllur qe tani? Pa asnje pasiguri. Eshte nje kampionat i pergjumur, te ve ne gjume.”

“Keshtu sa mund te shiten te drejtat televizive? Imagjinojme pak sikur Serie A te mbyllej keshtu dhe me pas te gjithe mund te shijonim nje playoff ku Interi luante prape me Milanin, pastaj me Juventusin, e ne fund shpallej edhe Kampioni.”

“E bukur apo jo? Vendi i pare luante me te gjashtin apo me te shtatin, i dyti me te pestin, e keshtu me radhe.”

“Do te ishte nje Serie A shume e bukur, dhe jo si kjo qe po e fiton Interi nente jave perpara fundit. Nuk eshte mire per askend keshtu.”

“Playoff per Serie A do te ishin nje revolicion kultural per klasifikimin. Sot objektivi i shume skuadrave eshte Champions League, por ajo do te bente qe vendi i gjashte te luftonte edhe per titull.”

“Ne mendum se mezi po prisnim nje skuader qe te hidhte nga froni Juventusin qe te behej Serie A me e bukur por ka ndodhur e kunderta, eshte nje Serie A e merzitshme.”

“Interi na tregoi qe ky eshte nje iluzion sapo kemi pare se ata jane para mbi 10 pike nga vendi i dyte. Conte mund te fitoje Kampionatin keshtu plot 4 ndeshje perpara fundit.”

“Ka shume motive per te ndryshuar dhe nje nga keto eshte diferenca qe krijohet nga skuadra si Interi ne 10 javet e fundit te kampionatit.”

“Por ka motive edhe financiare pervec atyre sportive. Do te fitohej me shume me PlayOff. Duhet te ndryshojme sa me shpejt.”

“Nese nuk do ta bejme tani, nuk do e bejme kurre. Mbi te gjitha duhet te jemi per spektaklin, jo per tituj kaq te merzitshem.”

“Ideja jone eshte qe ky ndryshim te behet maksimumi ne 2022, pas Boterorit ne Katar. Eshte momenti, perpara se Interi mbase te filloje me 9 vite te tjera si Juventusi.”

Ky ka qene shkrimi i Corriere dello Sport diten e sotme qe me sa duket ka filluar te mendoje se kampionati keshtu eshte i merzitshem vetem pasi ka marre fund dominimi i Juventusit. Sa gazete qesharake. Fiks si personazhi Zazzaroni, drejtori i kesaj gazete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.