Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Çmenduri prej Interistash: Inter-Sassuolo SOLD OUT! Ja sa bileta kane mbetur pa u shitur…

Çmenduri prej Interistash: Inter-Sassuolo SOLD OUT! Ja sa bileta kane mbetur pa u shitur…
Inter Club Staff

Jane momente si keto qe te bejne te mendosh se te quash Interistat ‘te cmendur’ nuk eshte kurre e gabuar. 

Ne kete moment qe po flasim, jane shitur 55 mije bileta dhe pritet qe shume shpejt te kalohet edhe muri i 70 mije biletave.

Po flasim per ndeshjen e radhes ne Meazza te zikalterve, Inter-Sassuolo, e fundit ne shtepi per Interin ne kete sezon dhe stadiumi do te jete i tejmbushur.

Jane numra mbreslenes ato te regjistruar nga tifozet zikalter ne stadium ne kete sezon.

Interi ka pasur nje skuader te forte, po, por ka pasur shume ulje-ngritje dhe realisht kampione te kalibrit te historise se Interit mungojne, por ne fushe zbret emri dhe fanella zikalter, dhe kaq mjafton per tifozet.

Pikerisht per kete ka folur sot edhe La Gazzetta dello Sport e cila nenvizon kete fakt:

“Nga keto ane, ne fund te fundit, kane kaluar lojtaret me te mire ne bote: Luisito Suarez, Picchi, Sandro Mazzola, Facchetti dhe Corso ne kohen e Grande Inter te Angelo Moratti; me pas Altobelli, Beccalossi, Rummenigge, dhe te tjeret si Matthäus, Bergkamp, Roberto Carlos, Javier Zanetti, Ronaldo, Robi Baggio, Vieri, Ibrahimovic, Sneijder, Eto’o e Milito.”

“Ja pse te ben akoma me shume pershtypje numri i tifozeve zikalter ne stadium, sepse prezenca e tyre vjen ne nje moment ku blerjet e medha kane munguar dhe klasifikimi nuk ka qene nder me te miret ne 6-7 vitet e fundit.”

“Pikerisht per kete arsye duhet te reflektoje edhe Suning: nje pasion te tille meriton me shume perfshirje nga pronaret e skuadres edhe nga ana emotive.”

“Faktori San Siro ka bere per shembull qe Rafinha te pershkruaje nje Inter-Juve si “dicka te pabesueshme. Nuk dua te largohem aspak nga Milano, nuk dua te shkoj larg ketyre njerezve…”

Dhe po flasim per nje lojtar te rritur tek Barcelona e Messit.

Me pak fjale, populli zikalter sot eshte promotori me i mire i imazhit te nje klubi qe duhet te rekuperoje pike ne arenen nderkombetare sepse prej 6 vitesh tashme mungon ne Europen qe ka rendesi.

Por le te rikthehemi tek Inter-Sassuolo perpara se ta mbyllim. Jeni kurioz se sa bileta kane mbetur?

Kjo eshte harta e San Siros me vendet e vetme te mbetura per te blere bileta:

No automatic alt text available.

Duke qene se unazat e treta pas porte do te jene te mbyllura, pritet te kete nje SOLD OUT edhe ne nje ndeshje si ajo ndaj Sassuolos. Cmenduri apo jo? Ne fakt jo, thjesht gjera interistash.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags