Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Condo i frikeson te gjithe: “Ju nuk e dini cfare ju pret nga ky Inter. Do ju keshilloja qe te…”

Condo i frikeson te gjithe: “Ju nuk e dini cfare ju pret nga ky Inter. Do ju keshilloja qe te…”
Inter Club Staff

Paolo Condò, gazetari i njohur italian ka qene prezent ne studiot e Sky Sport dhe ka folur gjere per momentin e Interit.

Zikalterit kane fituar dy ndeshje shume te rendesishme ne Serie A dhe jane kualifikuar pertej grupeve ne Champions League ne vetem gjashte dite.

Keto kane qene fjalet e Condos per keto ngjarje: “Nuk dua te frikesoj askend, por mua me duket se ky Inter po behet nje makineri.”

“Ju nuk e dini cfare ju pret nga ky Inter sepse as Inter vete nuk e di. As une nuk e di. Ne realitet, askush nuk e di.”

“Kjo sepse ky Inter mund te arrij nje nivel shume te larte dhe kjo mund te arrihet fale elementeve fantastik dhe shpirtit te grupit qe kjo skuader ka.”

“E kuptoni? Ne Champions League kane tre fitore radhazi. I duheshin tre fitore pasi e nisen me nje pike ne dy ndeshje dhe i moren ato tre fitore ne tre ndeshje, pa pritur fare ndeshjen e katert.”

“Kjo eshte nje force e madhe, ky eshte nje tregues i frikshem. Ne kampionat kane fituar nderkohe kater ndeshje nga pese te fundit.”

“Dhe kjo qe nuk eshte fituar eshte ndaj Milanit dhe te gjithe e dime se si shkoi ajo ndeshje dhe cfare ndodhi ne ate ndeshje.”

“Skuadra eshte ne rregull, te jep ndjesine sikur jo vetem luajne por edhe kenaqen me njeri-tjetrin. Une do ju keshilloja ta shihni Interin me me shume kujdes.”

“Me shume mundesi Interi eshte skuadra me shpejtesine me te madhe ne Serie A edhe pse lojtare te shpejte nuk ka. Me te vertete jane te frikshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.