Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

474 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Condo zbulon: “Inter, dikush ne Appiano me ka thene se Antonio Conte ka pergatitur skuadren per…”

Condo zbulon: “Inter, dikush ne Appiano me ka thene se Antonio Conte ka pergatitur skuadren per…”
Inter Club Staff

I pyetur per Sky Sport, Paolo Condo, ekspert i njohur i futbollit italian, ka folur per Napoli-Inter.

Kjo ndeshje eshte e vlefshme per Kupen e Italise (gjysemfinalja e kthimit) dhe Interi e nis ne disavantazhin e nje goli gjithcka.

Keto kane qene fjalet e Condo: “Eshte e veshtire te parashikosh Interin ne kete moment dhe po ashtu cdo skuader tjeter.”

“Ka shume te panjohura ne kete situate. Askush nuk e di se si do i pergjigjen lojtaret kesaj ndalese te gjate dhe ketij kalendari te ngjeshur.”

“Por mua me ka ardhur ne vesh nje lajm se Interi ka pere nje pergatitje atletike per t’ju kunderpergjigjur nje nisje te fuqishme. Dikush ne Appiano ma ka thene kete gje.”

“Ky ka qene nje plan i miremenduar nga Conte dhe stafi i tij. Zikalterit e nisen edhe kete kampionat me 6 fitore fillestare dhe tani Interi do te kete 8 ndeshje te lehta ne leter.”

“Ne keto ndeshje Conte do te tentoje me patjeter per te bere 8 fitore dhe te arrije te beje 24 pike duke tentuar keshtu te afrohet sa me shume.”

“Nese fiton me Sampdorian, Interi shkon 6 pike larg Juventusit dhe 5 larg Lazios… Conte i ka pergatitur per te bere keto fitore rresht dhe do e shohim nese do ja dale qe nga ndeshja ndaj Napolit ne Kupen e Italise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.