Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2021

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Interi mund te humbase ndeshjen me Milanin ne tavoline 3-0”: ja fake news qe beri milanistet te festojne… per pak!

“Interi mund te humbase ndeshjen me Milanin ne tavoline 3-0”: ja fake news qe beri milanistet te festojne… per pak!
Inter Club Staff

“Ne fillim gafa, por me pas ka ardhur edhe nje kerkese falje per te gjithe”. Keshtu e hap shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport. 

Ata flasin per ish-arbitrin e njohur italian (i perfshire edhe ne skandalin Moggi vite me pare) Tiziano Pieri, qe dje ishte i ftuar ne emisionin ‘La Giostra del Gol’ qe transmetohet ne Rai Italia.

Ai pas ndeshjes, kishte akuzuar Interin se kishte bere pese zevendesime ne kater momente te ndryshme, nderkohe qe slote per zevendesime ka vetem tre.

“Me te gjitha gjasat Interi ka bere nje gabim te tmershem, ka perdorur kater dritare zevendesimesh ne vend qe te perdorte tre.”

“Edhe pse jane pese zevendesime, ti mund te perdoresh vetem tre dritare. Ky eshte rregulli. Edhe Roma prandaj e pesoi ne Kupen e Italise”, kishte thene ne transmetim direkt Pieri.

“Nuk dua te gabohem, por ne minuten e 78 hyri Darmian bashke me Gagliardinin.

Sloti i pare. Ne 79 hyri Sanchez, sloti i dyte. Me pas Young sloti i trete dhe Vidal sloti i katert.

Por ky slot i katert nuk lejohet, e mund te sjelle fitoren e Milanit ne tavoline.”

Me pas ka ardhur edhe falja publike e tij, ne transmetim direkt por edhe ne rrjete sociale: kerkoj falje per gabimin, por webi kishte filluar te behej i pameshirshem me te.

Nga njera ane interistat qe talleshin dhe nga tjetra milanistat qe per disa caste e besuan mbase te drejtuar nga zemra e tyre.”

Por cfare kishte ndodhur?

Ne fakt, Interi i beri te tre zevendesimet e para ne te njejtin moment, por per shkak te kohes, dy u bene ne minuten e 78 dhe nje u be ne minuten e 79, sepse sekondat nuk ndalen dot gjate lojes se futbollit.

Ishte thjesht dicka qe kishte te bente me kohen, sepse loja nuk kishte rifilluar aspak.

Ish-arbitri, ashtu si ju thame me lart, kerkoi falje, por ne momentet e para ka pasur shume pasiguri me tifoze te Milanit qe ende besonin se ai mund te kishte te drejte, duke pare minutat ne tabele.

Por sa keq, se per te gjithe ata qe pane ndeshjen, e dinin se nuk ishte aspak keshtu. Me pas, nga momente gezimi, gjithcka u kthye ne mllef dhe ofendime ne drejtim te Pierit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.