Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,058 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Gagliardini i Marassit per Top te Arte. Sanchez show pozitiv dhe negativ!

NOTAT – Gagliardini i Marassit per Top te Arte. Sanchez show pozitiv dhe negativ!
Inter Club Staff

Interi del me koken lart nga Marassi dhe kthehet edhe njehere tjeter ne shtepi me pike te plota.

Zikalterit arrijne te fitojne me Sampdorian me rezultatin 1-3 edhe pse u gjenden ne veshtiresi te madhe pas kartonit te kuq.

Nderkohe, me poshte mund te lexoni notat e lojtareve nga FcInterNews.it te perkthyera ne shqip nga Inter Club Albania.

HANDANOVIC 6 – I gjendur pak i papergatitur tek goditja e Jankto nga e majta nuk arrin ta ndaloje dot, por nuk kishte faj.

Gjithashtu edhe nje goditje nga larg nga Vierira ne minutat e fundit te lojes. Keto ishin dy momentet ku ai u pa ne fushe.

Merite edhe e tij se reparti i mbrojtjes zikalter eshte nje siguri ne nje pjese te dyte te komplikuar.

SKRINIAR 6,5 – Rikthehet ne te djathte (me ne fund, do te thoshte ai) dhe fiton ate sigurine e humbur kur behet fjale te behet i keq.

Shume i kujdesshem ne mbulim, perdor trupin sa here ndjen gjakun e dorianeve afer. Nuk humbet asnje top sot dhe ka fatin e keq qe vendos kemben tek goditja e Jankto. Shume mire sot.

DE VRIJ 6,5 – Ndryshojne shoket nga krahet por drejtimi i orkestres vazhdon te prodhoje nje muzike te mrekullueshme.

I llogarit mire daljet me koke dhe me kembe, ne zonen e tij nuk kalon askush. Kur nuk ka hapsire per elegance, me te tijet ne inferioritet numerik, behet edhe ‘i keq’.

BASTONI 6,5 – Nje debutim me numrin 20 zikalter ne transferte, i shoqeruar edhe me nje kritike te vogel nga Conte per kartonin.

Por shkelqen totalisht, duke pare rezultatin. Gjen qetesine e nje veterani, nuk e fal kurre topin dhe madje gjen edhe Martinez me nje top te gjate por ky i fundit nuk ja del dot ta shfrytezoje. Shume mire sot, si debutues qe ishte.

CANDREVA 6,5 – Pushimi i ka bere mire. Ne Genova u pa nje lojtar shume i qarte dhe i shkelqyer me deshiren per te bere (dhe per ta tepruar).

Nje prezence konstante ne te dyja fazat. Finalizon me nje gol te bukur nje aksion ku goli i anullohet per ceshtje centimetrash. Conte e therret nga pankina pas daljes se Sanchez.

NGA MINUTA E 56′ DANILO D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Prezenca e tij ne fazen mbrojtes eshte shume e mire dhe kur zikalterit kane nevoje per te, ai eshte aty.

Ne ate krah shtyn pak, por gjithashtu pesohen shume pak aksione pikerisht sepse eshte Danilo.

GAGLIARDINI 7 – Shume pozitiv connection ne te djathte me Candreven, me te cilin edhe nderron shpesh pozicionin.

Pak i avashte ne levizje, por kerkon te perdore fizikun kur sulmohet nga kundershtaret. Ne momentin me te keq, ja tek gjen edhe golin.

Duke pare precedentet, sikur te luante gjithmone ne Marassi mund te fitonte Topin e Arte.

BROZOVIC 7 – Ndeshja e perhershme ku ai ben ligjin ne mesfushe. Cdo top pothuajse kalon nga kembet e tij perpara se te kaloje ne mesfushen kundershtare.

Kur eshte pa top i ndjek kemba kembes kundershtaret. Goli i trete lind pikerisht nga ai. I pazevendesueshem.

SENSI 7 – Mjeshtri i celesave dhe nuk ka porte qe ai nuk hap dot duke bere Interin te dale nga cdo situate e komplikuar. Luan gjithmone me koken lart, provon te dribloje, nis shoket, ben finte dhe futet ne zone.

Dy golat ne pjesen e pare jane komplet iniciative e tij dhe e para ju quajt pikerisht atij. Per aq kohe sa eshte ne fushe, fsheh topin nga kundershtaret.”

NGA MINUTA E 65′ NICOLO BARELLA ME NOTEN 6 – Me Interin ne 10, Conte i jep pak fruke Sensit dhe beson tek freskia dhe dinamizmi i ish-lojtarit te Cagliarit qe ben detyren e tij pa bere ndonje gje ne vecanti por duke e zvhilluar mire ate qe ju caktua nga Conte.

ASAMOAH 6,5 – Nje garanci autentike: i paster ne nderhyrje ne mbrojtje, shpesh here i merr kohen kundershtareve dhe gjithmone gati kur duhet mbeshtetur manovra sulmuese.

Nje ndeshje pushim i beri pune sepse u pa shume i fresket sot edhe ne nje pjese te dyte teper te komplikuar.

SANCHEZ 5,5 – Nje prezantim shume i mire ne pjesen e pare me nje gol e gjysem te shenuar. Por me pas sapo nis e dyta ben nje gabim te pafalshem duke simuluar ne zone dhe duke marre me te drejte nje karton te kuq qe vuri shume ne veshtiresi Interin dhe humb keshtu ndeshjen e madhe ndaj Juventusit.

Nje makineri e pandalshme golash gjithesesi ne ndeshjen e tij te pare si titullar nga minuta e pare.

MARTINEZ 5 – Lufton, nuk e mohojme dot. Por ka fajin se humbet shume perpara porte, te pakten tre gola te sigurt.

Tek rasti i trete lind edhe i kuqi per Sanchez qe edhe Toro e ka ne ndergjegjje. Nga ai pritet qe te jete deciziv, ndrushe rrezikon te behet kunder produktiv.

NGA MINUTA E 55′ ROMELU LUKAKU ME NOTEN 6 – Conte e fut ne nje moment te veshtire per tu bere katalizator i topave qe do te shkonin ne sulm dhe del nje zgjedhje e goditur.

Ben sponden, shtyn me trup dhe pason sakte. Humbet nje rast te krijuar nga ai, por luan mire. Ka rritje ne nivelin e tij.

TRANJERI CONTE 6,5 – E gjashta fitore radhazi dhe per here te pare Interi i tij tregon karakter qe shkon pertej cilesive te kundershtareve. Ne krahasim me fitoren ndaj Lazios ndryshon 7 lojtare dhe dominon ne pjesen e pare.

Pastaj, per nje gabim e Sanchez kerkon dhe merr nje prove karakteri nga lojtaret e tij ne inferioritet numerik. Konfirmimi i radhes se nje skuadere contiane.

SAMPDORIA: Audero 5, Bereszynski 5,5, Chabot 5, Colley 5,5, Depaoli 5,5 (dal 56′ Bonazzoli 6,5), Linetty 6 (dal 73′ Caprari 6), Ekdal 5,5 (dal 69′ Vieira 6), Jankto 6,5, Murru 5,5, Rigoni 5,5, Quagliarella 5,5. All. Di Francesco 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.