Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

957 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, cfare fjalesh: “Nje duartrokitje Lautaros dhe faleminderit Kolarov: ja pse. Ne xhep kam vetem 40 euro dhe jo…”

Conte, cfare fjalesh: “Nje duartrokitje Lautaros dhe faleminderit Kolarov: ja pse. Ne xhep kam vetem 40 euro dhe jo…”
Inter Club Staff

Nje fitore shume e vuajtur dhe e rendesishme per Interin, qe kalon keshtu Atalanten me golin deciziv te Milan Skriniar.

Zikalterit rikthehen keshtu te jene plot 6 pike me vendin e dyte, ne nje ndeshje ku protagoniste ka qene sidomos faza mbrojtese.

Keto kane qene fjalet e Contes ne fund nderkohe:

Ai festim ne fund eshte sinonim se e ndjeni rendesine e kesaj fitore ne garen per Skudeton?

“Ne jemi rikthyer ne plus gjashte nga vendi i dyte dhe eshte e paevitueshme se kur loz pas te tjereve, e di qe skuadrat e tjera kane fituar dhe presioni eshte me i larte.”

“Qe do te rritet ky presion deri ne fund, ne e dime. Pastaj perballe kishim Atalanten, nje skuader qe i merr pike te gjithe skuadrave te medha.”

“Eshte e veshtire. Nese nuk e pergatit mire ndeshjen, rrezikon. E dinim qe kishte mundesi qe te benim keq, dhe arritem te fitojme.”

“Jane tre pike te rendesishme, Atalanten e larguam edhe nga gara per kampionat sepse tashme diferenca eshte 13 pike.”

“Ata perqendrohen tek gara per Champions. Merita e tyre dhe e Gasperinit, qe kane arritur kaq lart. Kane lojtare te nje niveli te larte vertete.”

Gjeja me e rendesishme eshte te fitosh edhe me nje gjuajtje ne porte?

“Mbase kemi bere nje gjuajtje, por kemi harxhuar disa raste ne menyre teper te lehte ku kemi hezituar te gjuajme.”

“E zonja Atalanta qe ka arritur te behet e veshtire shume per ne ne goditjet e kendit. Por ne kemi pasur disa raste te medha me Lukaku por ai nuk ka gjuatjur dot.”

“Edhe ne pjesen e pare u gjend para portierit. Ndeshje shume taktike sot. Kush luan ndaj nesh jep dicka me shume.”

“Atalanta per mua ka ndryshuar menyre loje per te luajtur sot por nuk ja ka dale dot.”

Cila ishte levizja qe ka derguar Interin drejt ketij transformimi ne planin mbrojtes?

“Ne jemi sulmi me i mire dhe luanim me sulmin te dyte me te mire. Kjo do te thote se kemi gjetur nje ekuiliber edhe ne fazen mbrojtese.”

“Ne fillim kemi luajtur lart edhe me Atalanten. Por ndryshimi i sjelljes na ka bere qe te gjejme ekuilibrin ne kete sezon.”

“Per te fituar duhet ti besh mire te dyja fazat. Duhet te shenosh por edhe te mos pesosh. Atalanta sot ka prodhuar me pak se ne sot ne terma golash.”

Mbi Lautaro Martinez.

“Sot atij i behet nje duartrokitje e madhe. Sot kam kerkuar nje sakrifice me te madhe ne mbrojtje sepse ata kerkonin qe te futeshin ne zone.”

“Vidal shpesh here i pesoi depertimet e tyre. I duhet bere nej duartrokitje atij, por edhe djemve te tjere.”

“E dine shume mire se per te fituar duhet sakrifica e te gjitheve, dhe sakrifica mund te sjelle gezimin final. Vetem ajo.”

A i bie qe tani ne xhep te kesh nje copez te Skudetos?

“Jo, nese shikon te xhepi im tani kam vetem 40 euro sepse me duhen per benzine… Ne duhet te vazhdojme, sepse kemi edhe dy ndeshje perpara pushimit te kombetareve me Torinon dhe Sassuolon.”

“Duhet te vazhdojme te mendojme per gjithcka cfare kemi arritur. Djemte duhet te karikojne baterite. Dua te duartrokas edhe ata qe luajne me pak, si Ranocchia apo Young e deri tek Gagliardini, Pinamonti, Sensi.”

“Ata jane forca jone. Eshte forca qe qendron jashte. Njerez si D’Ambrosio de Ranocchia qe po ben historine e klubit. Kolarov ka sjelle personalitet dhe urtesi dhe po na jep nje dore te madhe.”

“Ka fjalen e duhur ne momentin e duhur. Keta lojtare duhen falenderuar sepse po bejne me te rinjte qe te japin maksimumin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.