Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, cfare fjalesh per Eriksen: “Ju them me krenari se sot Christian eshte nje lojtar qe une…”

Conte, cfare fjalesh per Eriksen: “Ju them me krenari se sot Christian eshte nje lojtar qe une…”
Inter Club Staff

Pas fitores diten e djeshme kunder Atalantes qe ka ndodhur ne menyre te rendesishme, por edhe ne menyre te vendosur, Antonio Conte ka folur perpara mediave edhe ne konference per shtyp.

Keto kane qene fjalet e tij: “Mbrojtesat? Po, sigurisht. Por te mos harrojme edhe fazen e sulmit, nje faze ku tek Interi perfshihen te 11 lojtaret.”

“Jane te zotet mbrojtesit, por une dua te ndalem per shembull te puna e Lautaros, qe ka bere nje ndeshje te madhe si perpara dhe si prapa.”

“Ka bere fiks ate qe kam dashur une. Pikerisht si Alexis Sanchez. Sulmuesit jane shume delikat per ne, per te mbajtur presionin e larte.”

“Te mos pesosh me Atalanten eshte dicka shume e rendesishme, dhe ata kane patur vetem dy raste te pastra nga goditja e kendit.”

A je i lumtur me paraqitjen e Vidal dhe te Eriksen?

“Zgjedhja per te hedhur ne fushe Arturon nga minuta e pare ishte per ti dhene me shume fizik skuadres nga goditjet e lira.”

“Kjo sepse Atalanta eshte nje skuader e strukturuar qe dergon gjithmone gjashte lojtare ne zonen e kundershtarit per keto goditje dhe pikerisht aty arriten te rrezikonin me shume.”

“Arturo ka punuar mire, po rikthehet ne gjendje te mire. Duhet te vazhdoje ama, sepse ka shume rruge perpara.”

“Por nga ana tjeter me ka kenaqur Eriksen me futjen e tij, sepse eshte futur me personalitet te madh dhe me deshiren e duhur.”

“Merita e tij por edhe e jona per durimin qe kemi treguar per ta bere te kuptoje disa koncepte dhe dinamika. Por sot ju them me krenari Christian per mua eshte nje lojtar te cilit mund ti besoj ne cdo rast.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.