Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

491 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, cfare fjalesh per Sensin: “Me vjen keq, por lojtari duket sikur e ka humbur ate…”

Inter Club Staff

Antonio Conte eshte pare dje pas ndeshjes teper i nervozuar per gjithcka cfare kishte ndodhur ne fushen e lojes.

Ai nuk ishte i shqetesuar per ate qe kishte ndodhur ne fushen e blerte ne fakt, por per respektin e paket e treguar nga Juventusi ne drejtim te tij.

Por pertej perplasjes qe ai ka pasur me Presidentin e Juventusit, Agnellin, ai eshte ndalur nder te tjera te flase edhe per Stefano Sensin.

Conte ka vene ne dukje se si lojtari ka humbur shume besim ne vetevete, dhe ky eshte kthyer ne nje problem jo te vogel per te.

Gazetari: Sensi eshte i treti nga radha nga playmakerat per ty?

“Une ne kete moment nuk do te flisja per hirarki, ne asnje moment. Une kam besim te Stefano, eshte nej djalosh i mbare.”

“Por Stefano duhet te rikthehet te me jape besueshmeri 100%. Ai ka kaluar nje vit te plote me shume demtime dhe ka humbur shume besim ne vetvete. Detyrimisht keto probleme te bejne te humbasesh besim.”

“Une po kerkoj qe ti jape atij mundesi qe te fitoje kete besim ne fushen e lojes. Po punoj me te jashtezakonisht shume edhe nga ana psikologjike.”

“I kemi keto problemet ne tranjeret. Une po mundohem me te gjitha menyrat. Por duhet edhe nje ndihme nga ana e atij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.