Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

754 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte cmendet perballe gazetareve: “Vendi i dyte? Eshte vendi i pare i humbesve. Beni si mushkonja me Lautaron dhe ofendojne…”

Conte cmendet perballe gazetareve: “Vendi i dyte? Eshte vendi i pare i humbesve. Beni si mushkonja me Lautaron dhe ofendojne…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes ne San Siro te barazuar nga Interi kunder Fiorentines, ka folur per mikrofonat e Sky Sport tekniku zikalter Antonio Conte.

ZHGENJIM – “Nje ndeshje e mire nga ana jone, e bere me intensitetin e duhur. Por duhet te besh gol. Nuk kemi qene me fat sot. Kam shume pak per ti thene djemve.”

“Per te kerkuar fitoren kemi rrezikuar te pesojme gol edhe ne kundersulm. Fiorentina erdhi ketu per tu mbrojtur, nder per te.”

“Mund te ishte bere me shume kete sezon per Interin? Kur le pike sa andej ketej, te vjen keq. Por po punojme me mentalitetin. Duhet te kuptojme momentet dhe te rrisim insitiktin e killerit.”

“Jam i lumtur me lojtaret nese ata jane te zhgenjyer me rezultatin. Dicka po e transmetoj edhe une tek ata.”

POZICIONI – “Djemte e dine qe duhet te kerkojne gjithmone maksimumin dhe te mos programojne asgje ne fushe.”

“Cdo ndeshje duhet te jete nje test, duhet te trregojme se puna sjell frutet. Kete vit kemi korrur me pak nga sa kemi mbjelle. Mungojne edhe tre ndeshje, por nuk jemi te kenaqur.”

“Objektivi Champions eshte arritur, por duam te luajme ndeshjet me pasion. Do te shkojme ne Genova per te luajtur kunder nje skuadre qe nuk do te bjere ne Serine B.”

“Pastaj me Napolin qe lufton per vendin e peste dhe me pas me Atalanten qe mund te kerkoje te renditet e dyta.”

Vendi i dyte eshte vendi i pare i humbesve. E kuptoj kush kenaqet me kete objektiv, por per mua vendi i dyte nuk ka piken e kuptimit. Inter nuk lufton per vendin e dyte.”

LAUTARO – “Nuk mendoj se zerat po e kushtezojne. Eshte 22 vjec, vitin e kaluar nuk ka luajtur shume, nuk ka qene protagonist.”

“Ka nje rruge perpara tij. Nuk eshte nje lojtar i bere. Mund te kete momente pozitive dhe negative gjate nje sezoni.”

“Ne jemi te lumtur me te, ndryshe do te ishte ne telashe tani. Zerat rreth tij me bezdisin, ofendojne inteligjencen e tij, shoh disa mushkonja qe nuk i ndahen dhe thone andej kendej se ai po mendon per nje skuader tjeter. Por nderkohe, ai thjesht po mendon per Interin dhe rrugen e rritjes ketu.”

MERKATO – “Jane diskutime per tu bere ne fund te sezonit. Kemi ende perpara Europa League per te luajtur. Duhet te qendrojme te perqendruar qe te mendojme per ndeshjen e radhes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.