Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte del zbuluar: “Jo Roma, Juve ka Allegrin. Kerkoj nje klub qe me jep mundesi te fitoj menjehere.”

Conte del zbuluar: “Jo Roma, Juve ka Allegrin. Kerkoj nje klub qe me jep mundesi te fitoj menjehere.”
Inter Club Staff

Flet Antonio Conte. Ish-tranjeri i Chelsea, i intervistuar nga Walter Veltroni per Gazzetta dello Sport nuk i driblon pyetjet per te ardhmen e tij por perkundrazi, jep disa te dhena.

Ja fjalet me te rendesishme te tij ne interviste:

Cfare mendoni per Juventusin qe nuk arrin te fitoje ne Champions pavarsisht se dominon ne Itali prej 8 vitesh?

“Me mua ishte nje tjeter Juventus. Cikel i ndryshem. Ne ato vite nuk fitonte dot. Mua sme ka ndodhur asnjehere qe te marr nje skuader ne maje te klasifikimit. Jam nisur gjithmone nga situata te veshtira dhe kam arritur te kap majat. Juve sot eshte rritur. Struktura e saj eshte nje nga 3-4 me te mirat ne bote. Por Champions nuk eshte kampionati. Champions eshte dicka tjeter ku Juves me sa duket i mungon dicka per ta fituar.”

Nje klub qe do Conten, cfare duhet ti ofroje atij?

“Eksperienca qe une kam bere jashte Italise me ka bere me te forte dhe me te kompletuar. Do ja sugjeroja cdo tranjeri italian kete gje. Eshte e veshtire por te permireson. Sot nese dikush me therret, une menjehere i pyes nese jane dakort me idene time te futbollit dhe metodat e mia. Une jam nje menaxhues, nuk mendoj se detyra e nje tranjeri eshte qe te beje me pak deme por qe te fitoje sa me shume. E shoh poshteruese dicka te tille. Pastaj une kam nje problem: fitoren. Ai eshte objektivi i punes time. Nuk dua te njoh rezultate te tjera.”

Vlen edhe per Interin dhe Milanin?

“Vlen per cdo skuader. Une dua te nisem me idene dhe bindjen per te mundur kedo. Duhet te ndjej qe te fitohet eshte e mundur perpara se te filloj pune. Ndryshe, nese kjo nuk ndodh, mund te rri pushim edhe nje vit tjeter.”

Tifozet e Romes enderrojne Tottin president me Conten tranjer. Do te mbese nje enderr? 

“Sot per sot kushtet per nje kalim timin tek Roma nuk jane. Por mbase nje dite do te behem tranjer i Romes. Me pelqen shume pasioni i romaneve per skuadren e tyre, por per momentin them jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.