Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,118 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte e pranon: “Kam fituar por edhe kam humbur shume. Lojtari me i forte qe kam stervitur? Do ju them dy: njeri eshte…”

Conte e pranon: “Kam fituar por edhe kam humbur shume. Lojtari me i forte qe kam stervitur? Do ju them dy: njeri eshte…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Sky Sports, Antonio Conte eshte kthyer prapa ne kohe dhe ka treguar pasionin e tij per pune ne tranjerit.

“Idhulli im teksa rritesha ka qene babai im. Nuk ishte nje kampion, por luante dhe me pas u be pronari i nje klubi te vogel.”

“E kujtoj shume mire se idhulli i babait tim ka qene Pele dhe me fliste shume per te. Edhe une ne futboll mendoj se Pele dhe Maradona kane qene me te miret.”

“Fitues i trofeve? Ndershmerisht une kam fituar shume trofe (qesh), por nese me pyesni per numra tani, e kam te veshtire.”

“Karriera ime eshte e gjate. Kam fituar shume, por edhe kam humbur shume finale. E fundit ka qene ajo e Europa League me Interin.”

“Por une mendoj se edhe te humbesh ndonjehere eshte dicka e mire, te ben mire, te rrit si individ por edhe si skuader.”

“Lojtari me i forte qe kam stervitur? Eshte shume e veshtire te them nje. Eshte teper e veshtire kjo pyetje per mua.”

“Por do te them dy: njeri eshte Alessandro Del Piero dhe njeri eshte Gianluigi Buffon. Me ata kam pasur dy eksperienca: si shoke skuadre por edhe si teknik. Dy lojtare fantastik.”

“Ne jeten time private une kam shume qef te kaloj kohe me shoket dhe familjen time. Me ata bej shume shaka. Ne pune jam me i rende, me i veshtire, por bej shaka shume kur eshte momenti.”

“Kur duhet te menaxhosh nje grup prej 50-60 vetash, duhet te jesh i rende. Ju mendoni vetem lojtaret por nuk jane vetem ata, eshte edhe stafi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.