Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte eleminohet perseri ne Europe: “UEFA vendos: humbje ne tavoline 3-0. Ne grup kishte skuadra si Mura dhe…”

Conte eleminohet perseri ne Europe: “UEFA vendos: humbje ne tavoline 3-0. Ne grup kishte skuadra si Mura dhe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme UEFA ka marre vendimin qe pritej prej shume ditesh: eshte zyrtarizuar humbja e Tottenhamit te Antonio Contes 3-0 ne tavoline ndaj Rennes.

Ndeshja qe ishte e vlefshme per javen e fundit te grupeve te UEFA Conference League, nuk u luajt per shkak te shume lojtareve pozitiv te skuadra angleze.

Keshtu, UEFA ka marre nje vnedin diten e sotme ne Nyon, duke u bazuar te artikulli J.3.1, te rregullorja e kompeticionit.

Ky artikull tregon qarte se nese nje skuader ka pamundesi te hedhe skuadren ne fushe per arsye te ndryshme, duhet te eleminohet.

Nderkohe, ky eshte nje lajm shume i keq per Antonio Conten, i cili me sa duket ka nje mallkim te vazhdueshem ne Europe.

Pasi u eleminua dy here nga grupet e Champions League me Interin, duket se ja ka dale te eleminohet edhe ne nje grup ku perballe kishte skuadra me emrin Mura.

Madje keta te fundit, fitoren e vetme ne grup e kane pikerisht ndaj skuadres se Contes, dhe ka qene pikerisht kjo humbje qe e ka vene Tottenham ne pozita eleminimi. Me nje fitore ne ate ndeshje, sot ata do te kishin kaluar edhe me nje humbje ne tavoline.

Tashme Contes i mbetet vetem Premier League, ku objektivi i vetem per te eshte te kualifikohet ne Europe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.