Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

831 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Nuk isha i kenaqur pas pjese e pare, i fola skuadres. Por kur ben pese fitore si keto do te thote se po nderton nje mentalitet.”

Conte: “Nuk isha i kenaqur pas pjese e pare, i fola skuadres. Por kur ben pese fitore si keto do te thote se po nderton nje mentalitet.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Sky Sport pas fitores kunder Lazios, Antonio Conte ka komentuar keshtu suksesin e zikalterve te cilet jane perseri ne vendin e pare me pike te plota ne klasifikim.

“Ndeshja duhet ndare ne dy pjese: ne pjesen e pare e kemi nisur agresive, ata na prisnin per tu nisur ne kundersulm me lojtare te shpejte dhe na vune ne veshtiresi.”

“Pas golit, ne jemi kthyer pak prapa dhe kemi bere disa gabime. Duhet te tregohemi te ndershem per te pranuar qe ka qene Handanovic i zoti qe ka bere disa pritje shume te mira.”

“Ne pjesen e dyte pastaj Interi ka dale me nje personalitet tjeter, ka dominuar dhe nuk mbaj mend nje aksion te Lazios. Per ne ka qene nje fitore shume e rendesishme kunder nje skuadre te forte.”

“Ata kane 4 vite qe punojne me Simonen dhe mendoj se cdo sezon fuqizohen me shume. Sot kane ndryshuar shume ne krahasim me Parmen dhe kane kualitete te medha.”

INTERI KA NJE GRUP TE FORTE – “I kam bere komplimentat e mia djemve. Ne pjesen e pare nuk isha aspak i kenaqur.”

“Shpesh here ne veshtiresi perfundon kur je i paqarte ne loje. Ne pjesen e dyte folem me njeri tjetrin, u pame ne sy dhe rritem perqendrimin. Kemi dominuar duke krijuar edhe shume raste.”

“Duhet qe te kerkojme qe te shenojme golin e dyte. Sot Lazio ishte nje skuader qe te fuste friken me goditjet e lira. Nje skuader shume e forte dhe prandaj komplimentoj djemte e mi per kete fitore.”

MBROJTJA ME E MIRE E KAMPIONATIT – “Qe flisni per kampionat dhe per gjera, pak me intereson. I keni pare se sa veshtiresi kemi kaluar per te sjelle tre pike ne shtepi sot.”

“Por nuk i ben dot pese fitore si keto nese nuk ke mentalitetin e duhur dhe mentaliteti yne eshte nje mentalitet qe po konsolidohet nga dita ne dite.”

“Duhet te rritemi akoma. Biraghi per shembull sot ka debutuar kunder nje skuadre si Lazio. Pas golit kemi ulur koken dhe kemi punuar.”

“Nga mesfushoret kerkoj qe te evitojne qe te kalojne ato topa qe perfundojne ne gjuajtje.”

“A pres ndonje skene? Sapo te vije ndonje rezultat negativ. Kjo fitore eshte e veshtire, por e kemi marre me impenjim dhe askush nuk na fali asgje. Kemi vuajtur dhe merituar.”

“Kur vuan eshte rreziku qe mund te shkermoqesh si skuader, por ne kemi treguar personalitet. Kemi konsoliduar lojen tone. Por mund te benim me shume gola.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.