Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte, fjale te forta pas ndeshjes: “Nuk shoh asnje arsye per te besuar ate qe thone mediat per mua. Eriksen duhet te dije se…”

Conte, fjale te forta pas ndeshjes: “Nuk shoh asnje arsye per te besuar ate qe thone mediat per mua. Eriksen duhet te dije se…”
Inter Club Staff

Nje fitore shume e rendesishme per Interin ajo e djeshmja: tre gola ndaj Torinos pas disavantazhit te firmosur nga Andrea Belotti.

Nderkohe, menjehere pas ndeshjes eshte ndalur per mikrofonat e Sky Sport, tekniku i Interit, Antonio Conte.

A e ke shpjeguar se ku ishte Interi per nje pjese te mire te pjeses se pare? Si e nderrove?

“Sinqerisht mendoj se e nisem shume mire, duke dominuar. Pastaj ndodhi ajo me Handanovic qe per mua eshte nje keqardhje totale sepse nuk eshte hera e pare qe pesojme gola per episode.”

“Handanovic kishte radhen sot, por ndodh dhe ai eshte nje nga ata qe ben gabime shume rralle.”

“Kjo te ben te kuptosh se jemi ne nje situate delikate dhe shpesh here humbasim pike pa kuptim. Por sot ka qene nje ndeshje e mire, me 66% mbajtje topi, nente korne me dy.”

“Nje ndeshje e dominuar dhe ai gol mund te kishte vrare kedo ne nivel psikologjik, por nuk ja doli dot me ne.”

“Djemte e mi ishin te zotet qe te qendronin ne kembe, te vazhdonin lojen dhe te shenonin duke krijuar dhe aksione te bukura.”

“Kjo do te thote se ne sulmojme me shume lojtare dhe jemi me te paparashikueshem.”

Kjo fitore te jep qetesi, edhe ne prag te sezonit te ri?

“Tre piket sherbejne per te dhene qartesi, mbi te gjitha edhe lojtareve sepse jane ata dhe stafi qe sakrifikojne.”

“Pastaj eshte e qarte qe rezultati eshte i rendesishem per te dhene qetesi. Kur nuk vjen fitorja ne na vjen shume keq. Ne peridhen e fundit jemi denuar nga gabime individuale qe na kane penalizuar shume.”

“Por rruga eshte ajo e duhura. Duam qe te cojme ne zonen kundershtare sa me shume lojtare te jete e mundur. Rrezikon dicka prapa keshtu, por ka me shume kenaqesi per ne dhe tifozet.”

Te mendosh qe ti nuk do te jesh me tranjeri i Interit sezonin qe vjen, a eshte dicka e forcuar apo e vertete?

“Ju kujtoj se ne intervisten time te fundit mu be nje pyetje per Sanchez dhe une thash se do te mendojme per kete sezon dhe ne fund te tij do te bejme vleresimet e duhura me klubin.”

“Pastaj une jam therritur tek Interi per nje projekt tre vjecar, per te provuar qe te dergohet Interi ne maje, aty ku e meriton.”

“Natyrisht qe do te duhet kohe, e vertete qe ne vitet e kaluara kam derguar skuadrat me shpejt te fitorja (qe ne vitin e pare), si ne Serie B, Serie A dhe Premier League.”

“Por une tek Interi kam ardhur me shume entuziazem. Kam ketu njerez qe kam punuar edhe ne te kaluaren dhe kam besimin e tyre te plote.”

“A do te qendroj tek Interi? Projekti zgjat tre vjet, pastaj ndoshta presidenti edhe do te me zgjase kontraten, nuk e di.”

“Por une jam i lumtur me projektin dhe keta djem. Rruga eshte e gjate por une nuk dua te jem asnjehere i tepert.”

“Nese njerezit jane te lumtur me mua, nuk shoh pse nuk duhet te vazhdojme perpara bashke.”

“Ne rast te kundert, atehere po. Por jo duke pasur kete entuziazem dhe besimin e klubit. Nuk ka dyshim. Projekti vazhdon.”

A je i lumtur per Christian Eriksen?

“Ai po punon. Ka ardhur me nje etikete te rendesishme por nuk eshte e vertete qe nuk ka luajtur, sepse ka luajtur jo pak ndeshje.”

“Ai duhet te luaje ne disa nivele qe ne kemi nevoje por gjithashtu ne kemi nevoje edhe per ekuiliber ne fushen e lojes.”

“Une bej vleresime dhe ai nga ana e tij ka deshire qe te vihet ne prove. Kam kuptuar qe Interi eshte nje skuader ambicioze, qe kerkon gjithmone e me shume.”

“Ne Itali pritshmerite jane teper te larta, sa me shume vjen me muzike tombash, aq me shume pritet nga ti.”

“Eshte e drejte qe ai ta dije kete, sepse ne Angli jane shume me te qete per sa i perket ketij aspekti.”

“Ai po impenjohet. Po punon mire por duhet te pranoje cdo vendim per te miren e Interit.”

“Kjo tregon qe edhe une duhet te bej me te miren per te gjithe. Kur zgjedh nje lojtar, e vetmja gje qe nuk shoh eshte nga qafa e lart. Une zgjedh sipas gjendjes se tyre fizike e shume aspekteve te tjera, por kurre nga emri.”

“Duhet te vazhdojme keshtu. Kjo skuader ka entuziazem te madh. Ndonjehere duhet besuar me shume te kontigjenti i kesaj skuadre.”

Me Sanchez dhe Lautaron eshte nje model loje tjeter, ku merret me shume pjese ne aksion.

“Ata kane karakteristika te ndryshme, Alexis e dashuron ti vije topi tek kembet ne linjat e sulmit, eshte i zoti te dribloje kundershtarin edhe me kontrollin e pare.”

“Di ku ta dergoje topin, nuk eshte nje goleador i madh, por krijon shume raste. Tani eshte mire, dhe ne e kemi pritur shume. Ka marzh permiresimi.”

“Me Lautaron ben nje dyshe mjaft te mire, por nuk e harrojme se 3/4 e sezonit kemi luajtur me LuLa. Lukaku dhe Lautaro kane qene jeta qe na ka mbajtur gjalle ne kete sezon me golat e tyre.”

“Do te me kishte pelqyer te kisha Sanchez edhe me pare sepse kur ke tre lojtare si ata ne dizpocion, mund te besh rotacion kur te duash.”

“Nderkohe, nese do ishte demtuar ndonjeri prej Lautaro apo Lukaku, do ishim ne veshtiresi te medha. Tani kemi edhe nje arme me shume nga pankina, dicka qe se kemi patur gjate sezonit. Por tani kam problemin e mesfushes: nuk kam me zevendesime aty.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.