Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

549 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet per Curva Nord: “Banderole shume e ashper nga ata per skuadren? Te jene te bindur se lojtaret…”

Conte flet per Curva Nord: “Banderole shume e ashper nga ata per skuadren? Te jene te bindur se lojtaret…”
Inter Club Staff

Fitorja ndaj Sassuolos i ka dhene Interit tre pike te arta kunder nje kundershtari teper te pakendshem qe mund te dhuronte surpriza jo te mira per Interin.

Por Antonio Conte kishte pergatitur nje ndeshje te mire kesaj radhe dhe Interi ka dale fitimtar me rezultatin 0-3 nga ndeshja.

“Nese konsiderojme rezultatin, eshte me i miri deri me tani. Po, kemi shenuar tre gola dhe nuk kemi pesuar asnje.”

“Sot kemi pere nje ndeshje te mire, por ne nivel kualitativ, kemi bere ndeshje shume here me te mira se sa kjo sot.”

Cfare i ke thene djemve pas ndeshjes me Real Madrid?

“I kam falenderuar per impenjimin. Me Realin pas pese minutash kemi pesuar nje penallti, pas tridhjete minutash, kemi qene me nje lojtar me pak.”

“Luanim me Realin, nese nuk jemi te zotet te kuptojme as keto gjera… Une konsideroj gjerat, djemte i bejne paraqitjet.”

“Do te bejme nje lufte per te kerkuar shpresa per kualifikim. Pastaj fusha do e tregoje nese e kemi merituar ne apo dikush tjeter.”

Ky rezultat a jep besim per Champions League?

“Ne Champions League ka dhe dy ndeshje per tu luajtur. Do te japim maksimumin tone, por me arbitrat nuk kemi pasur shume fat dhe me VAR ne kete sezon.”

“Shpresojme te kemi edhe disa rekuperime lojtaresh, duke qene se po luajme gjithmine me te njejtet. Eshte nevoja per te gjithe lojtaret.”

Zhang thote se Conte eshte njeriu i duhur dhe se kane besim tek ti…

“Me siguri raporti im me klubin dhe presidentin eshte shume i mire. Une jam vene totalisht ne dispozicion te klubit per te nisur nje rrugetim me kete klub dhe po kerkoj bashke me ta te rikthej Interin aty ku duhet, aty ku ka qene dhjete vite me pare.”

“Une jam nje nga zgjidhjet, bashke me dy-tre do te arrijme te cojme Interin ne maje, por nuk mund te jem i vetmi.”

“Eshte nevoja e komponenteve te tjere pervec tranjerit: drejtues, lojtare, staf, etj. Jam shume i lumtur per besimin e klubit dhe presidentit, kam respekt reciprok.”

Deshiron ta komentosh banderolen e Curva Nord per skuadren?

“Cfare banderole?”

Ate qe ata kerkojne nga lojtaret qe te nxjerin atributet per fanellen…

“Nuk e dija sinqerisht. Ajo qe mund te them eshte se nga ana jone, nga ana e te gjitehve ne eshte deshira dhe vendosmeria per te dhene maksimumin ne fushe dhe te respektojme ne maksimum tifozet tane.”

“Ndonjehere nuk arrijme te bejme ate qe duam, ndonjehere ja dalim: por te gjithe te jene te bindur se ne japim 110%.”

“Te luash per Interin nuk eshte e thjeshte, une kam kuptuar se ka shume negativitet rreth e rrotull skuadres, Interi ben lajme, shet gazeta. Mezi presin rastin per te na sulmuar.”

“Duhet te jemi te zotet te izolohemi perballe disa presioneve artificiale, duhet ta bejme te gjithe kete.”

“Duhet qe te kete zgjidhje te ndryshme per te derguar Interi ne vendin qe meriton. Nuk mund te jete vetem tranjeri qe e ben kete gje.”

“Dueht pak nga te gjitha. Duhet te jemi te mire te gjithe. Me vjen keq qe sulmohen kaq shume lojtaret.”

“Por duhet te jemi te forte dhe te ndertojme nje fortese perpara skuadres duke shpresuar qe te mos na marre perpara stuhia qe krijohet nga dashakeqet.”

“Eshte e rendesishme qe te gjithe te jene ne te njejten anije, te forte, te bashkuar, kur stuhi te tilla vijne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.