Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet per Lukaku ne konference: “Mos me thoni kurre qe ka perfunduar, kur askush nuk ka info te sakte.”

Conte flet per Lukaku ne konference: “Mos me thoni kurre qe ka perfunduar, kur askush nuk ka info te sakte.”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur ne konferencen e shtypit pas Tottenham-Inter. 

Kesaj radhe, ndryshe nga cfare ndodhi ne intervisten per Inter TV, ai preku edhe temen e merkatos duke folur edhe per objektivin e Interit dhe Juventusit, Romelu Lukaku.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter: “Ne skuader ka disa mangesi, por edhe pse e them kete jam shume optimist se drejtuesit po punojne qe ta bejne skuadren sa me kompakte ne menyren me te mire te mundshme.”

“E kuptoj se sot merkato nuk eshte aspak e lehte. Nese shikoj pak kronologjine e lojtarit Lukaku, dukej se ne nje moment ishte totalisht e bere per nje kalim tek Interi, ne nje moment te dyte dukej sikur ishte e bere me Juventusin, por nga eksperienca ime une mund te them se merkato eshte e cuditshme dhe deri ne momentin qe nje lojtar nuk firmos dhe dy klube nuk bien dakort, atehere nuk mund te thuash asnjehere qe ti e ke marre ate lojtar. Mos thoni kurre qe ka perfunduar kur nuk ka info per dicka te tille.”

“Kam pare edhe qe sot flitej per Napolin. Fakti eshte qe Lukaku eshte i United tani. Lexoj edhe per kete shkembimin Lukaku me Dybala neper media, nuk di cfare do te ndodhe jo.”

“Me siguri qe po flasim per nje lojtar qe ne te kaluaren e doja ta blija tek Chelsea im. Nuk e mohoj. Por po flasim edhe per dy klube te medha ne kete mes dhe nuk mund te them se di gje, sepse nuk di gje dhe mendoj vetem te punoj.”

“Per te kerkuar te permiresoj grupin qe kam tani duhet te jap nje mentalitet skuadres pavarsisht veshtiresive qe kemi hasur ne keto ndeshje te rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.