Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

282 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet perpara Bologna-Inter: “Ja gjeja qe duhet te bejme dhe gjeja qe nuk duhet te bejme: nuk dua…”

Conte flet perpara Bologna-Inter: “Ja gjeja qe duhet te bejme dhe gjeja qe nuk duhet te bejme: nuk dua…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur per mediat ne konferen per shtyp te Interit diten e djeshme perpara ndeshjes me Bolognan.

Keto kane qene fjalet e teknikut te Interit:

Gjithcka do te nise shume shpejt per Interin: tre ndeshje ne nente dite.

“Do te jete e rendesishme te rikthehemi ne menyren e duhur. Me siguri do duhet te bejme shume kujdes, do te perballemi me nje skuader te mire dhe nje tranjer te forte.”

“Bologna ben nje futboll agresiv. Po pergatitemi per kete. Dje na kane ardhur edhe lojtaret e fundit nga kombetaret.”

“Po kerkojme qe ne kohen me te paket te mundshme te pergatisim mire nje ndeshje kaq te rendesishme.”

Cfare mesazhi deshiron ti japesh skuadres per te vazhduar perpara e te mos ndaleni?

“Duhet te rikthehemi te momenti ku kemi lene gjithcka. Pas pushimit nuk eshte asnjehere e thjeshte sepse ka shume dinamika te ndryshuara.”

Cfare gabimi duhet evituar?

“Te flasim. Duhet te pushojme dhe te punojme. Te mos flasim.”

Kane rishperthyer rastet me Covid. Sipas teje futbolli a ka bere gjithcka cfare duhej per te evituar kete situate?

“Eshte e veshtire qe te behen konsiderime. Pastaj me cfare mund te behej mire apo keq dihet se gjithmone mund te behet me mire.”

“Covid eshte me ne prej nje viti, po na masakron dhe bota e futbollit ka vendosur te bashkejetoje me kete.”

“Urimi im eshte qe cdo gje te mbaroje sa me shpejt te jete e mundur.”

Inter e ka reduktuar turnoverin kohet e fundit, tani ka tre ndeshje radhazi. Eshte momenti i duhur per te pare rotacion?

“Une kam disa resurse ne dore dhe preferoj ti perdor ne menyren e duhur me ekuiliber.”

“Ndonjehere kam te drejte ndonjehere jo. I stervis te gjithe lojtaret per ti zbritur ne fushe. Jane ata qe duhet te jene gati.”

A i prisje tete fitore radhazi? Si keni arritur ne kete nivel?

“Ashtu si e kam thene gjithmone, e rendesishme eshte ti japim vazhdimesi rezultateve tona. Kemi qene te zotet qe te bejme keto fitore rresht.”

“Por uroj te mos ndalemi. Bologna eshte nje skuader qe do te tentoje me te gjitha menyrat per te na ndalur.”

“Kemi arritur me pune deri me tani. Punojme qe prej vitit te shkuar dhe kerkojme te permiresohemi, duke eleminuar defektet.”

Fakti qe e ardhmja varet mbi te gjitha nga ju eshte nje presion?

“Presioni eshte i zakonshem ne nje skuader si Interi. Duhet te jete gjithmone madje. Eshte nje skuader qe eshte mesuar me presion dhe te jetoje me keto situata.”

Si jane lojtaret e negativizuar keto dite?

“Handanovic eshte negativizuar menjehere, ka qene ai qe eshte rikthyer ne menyren me te shpejte. Vecino eshte rikthyer edhe ai prej tre ditesh dhe eshte ne gjendje te mire sepse keto dite ka punuar si gjithe te tjeret nga shtepia.”

“De Vrij ka bere vetem diten e djeshme stervitjen e pare me ne. E paevitueshme qe ndonje shenje virusi ta le, por ne kemi kerkuar ti mbajme ne forme.”

“Uroj te kemi shpejt me ne edhe D’Ambrosion. Kemi nevoje per te gjithe.

Si e ke pare Sensin pas golit ne Kombetare?

“Jam shume i lumtur per Stefanon sepse ne nivel mental te zhbllokohesh eshte shume e rendesishme.”

“Kemi nevoje per te gjithe nga ketu e deri ne fund dhe fakti qe eshte zhbllokuar eshte shume pozitiv per neve.”

“I uroj te gjitheve gezuar pashket perpara se te iki”, e mbyll fjalen e tij Conte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.