Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet perpara Getafe-Inter: “Jemi rritur shume, por te fitosh te ndihmon te fitosh akoma. Neser do te jete…”

Conte flet perpara Getafe-Inter: “Jemi rritur shume, por te fitosh te ndihmon te fitosh akoma. Neser do te jete…”
Inter Club Staff

Ne prag te ndeshjes se neserme te Europa League kunder Getafes, Antonio Conte ka folur ne konference per shtyp.

Inter Club Albania sjell te ju fjalet e tranjerit zikalter ne shqip.

Cfare do te thote Europa League per Antonio Conten?

“Nuk ka rendesi nese eshte e rendesishme per mua, por eshte nje kompeticion i rendesishem per te gjithe ne.”

“Mbi te gjitha per Interin. Po flasim per ne dhe jo per mua. Duhet te jemi te zotet qe te kerkojme te japim maksimumin pa pasur asnje peng.”

“Nuk e dime ku do te na dergoje maksimumi yne, por e rendesishme eshte te mos kemi pengje.”

Sa presion keni mbi shpine?

“Po flasim per skuader, per Interin, per ne. Presioni eshte ai i duhuri, ai qe kishim edhe kur donim ta mbyllnim Serie A ne menyren me te mire te mundshme edhe pse e kishte fituar dikush tjeter ate.”

“Kemi nisur qe te bejme balle presionin dhe kemi rekuperuar pozicione ne klasifikim e me pas i kemi ruajtur ato.”

“Edhe ne tre ndeshjet e fundit me Genoa, Napoli dhe Atalanta kemi treguar se kjo skuader po ben shume permiresime.”

“E keshtu, jam shume i lumtur. Uroj shume qe neser te jete nje hap shume i rendesishem, pertej cdo rezultati sepse duam te vazhdojme ate qe kemi nisur.”

Ne tre ndeshjet e fundit, ne Bergamo ne menyre te vecante, ka qene ndeshja perfekte. A keni arritur ne maturine qe kerkoni ju?

“Skuadra ka korrur piket qe ka merituar, edhe pse mendoj se kemi marre dicka me pak ne kete kampionat qe eshte mbyllur nga sa kemi mbjelle.”

“Por ta mbyllesh me 82 pike dhe ne vendin e dyte jane tregues i nje kampionati te madh, me progrese te rendesishme.”

“Tani do te luajme edhe kete turne ne maksimumin tone. Ne jemi ketu dhe ndihemi gati, e dime si te perballemi me nje kundershtar te veshtire e do te jete nje ndeshje e ‘piset’. Por ekziston mentaliteti per tu futur ne ndeshje ne menyren e duhur.”

Getafe eshte nje skuader e veshtire dhe e rrezikshme…

“E kemi studiuar, e kemi pare qe edhe kunder skuadrave te medha ne La Liga nuk kane bere ndeshje spektakolare, por kane marre pike.”

“Ata vuajne shume, por marrin ne shtepi rezultate dhe ne futboll kjo ka rendesi. Kjo tregon shume per Getafen.”

“Kane dy sulmuesa te forte, te strukturuar, qe ndihmojne skuadren ne cdo moment. E dime qe do te jete nje ndeshje e veshtire, por duhet te tregojme qe duhet te ecim ne perpara.”

Per rritjen e skuadres, nje trofe si Europa League eshte nje pedal gazi?

“Te fitosh te ndihmon te fitosh akoma. Ka pak per te thene ketu Fitoret te cojne ne kushte maksimale, ne autostime, ne bindje.”

“Nuk po zbuloj asgje ketu. Por asnjehere nuk eshte e thjeshte: nese fiton, do te thote se je arritur nje nivel qe ka filluar te jete i rendesishem.”

“Keshtu, fitorja te ndihmon ne procesin e rritjes ne cdo nivel, personal dhe koletiv.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.