Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

237 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet perseri per te kaluaren zikalter: “Une dhe Romelu Lukaku te Interi kemi bere ate qe…”

Conte flet perseri per te kaluaren zikalter: “Une dhe Romelu Lukaku te Interi kemi bere ate qe…”
Inter Club Staff

Duket se Antonio Conte tashme ka filluar te punoje me kohe te plote si komentator i ndeshjeve te Champions League te Sky Sport.

Ai ka analizuar ne radhe te pare javen e dyte te hidhur te dy skuadrave milaneze: “Milani me 11 kunder 11 lojtare ka treguar se e meriton te luaje ne Champions.”

“Kartoni i kuq ben pjese te ato detaje qe duhen permiresuar per te bere eksperience. Kessie duhet te kishte me shume kujdes.”

“Jane hapa qe Milani po i ben. Na ndodhi edhe neve me Real (kur flet per Interin, thote ende neve): Vidal mori karton te kuq pas minutes se 22.”

“Jane hapa per tu bere keto. Nje kthim rezultati ne dy ndeshjet e radhes do te ishte shume e rendesishme per ata.”

Duke kaluar te zikalterit, Conte shton: “Ka qene nje ndeshje e ekuilibruar , Shakhtar ka pasur mbajtje topi por Interi rastet me te mira.”

“Inter duhet te jete me e kujdesshme te goditjet standarte sepse eshte shume e rrezikshme ashtu: Dzeko duhet ta kishte shenuar dhe pikerisht nga goditje e lire nisi edhe aksioni i bosnjakut.”

“Inter eshte nje skuader e forte. Tani do te kete dy ndeshje shume te rendesishme me Sheriff qe duhet te ishte skuadra qe do e pesonte ne kete grup por i ka surprizuar te gjithe.”

“Ka nderruar letrat e lojes dhe Reali gjithashtu eshte vene ne rrezik tashme. Eshte nje grup i rrezikshem.”

Me pas, Conte ka folur edhe per Romelu Lukaku: “Une mendoj se e dhena me e mire e nje tranjeri eshte te fakti se sa i mire je per ti ndihmuar qe lojtaret te arrine nje nivel me te mire.”

“Permiresimi i lojtareve. Une dhe Lukaku kemi bere nje rrugetim te rendesishem tek Interi ku edhe Lukaku eshte rritur shume.”

“Te fusesh Lukakun brenda ne zone eshte nje rrezik, me mire ta mbash larg. Por e veshtire ta mbash edhe larg se nese ai ka hapsire te godet.”

“Prandaj une e kam dashur me shume force ne Milano. E doja edhe kur isha te Juventusi, shume me perpara se te behesha teknik i Chelsea.”

“Ai mund te rritet shume akoma por ka arritur nje nivel teper te larte. Mund te permiresohet ne disa faza te ndeshjes.”

“Eshte i mahnitshem, nje nga sulmuesat me te veshtire per tu perballur. Duhet te luaje gjithmone, por me duket te Chelsea nuk e kane kuptuar mire se si ta perdorin. Nese do e kuptojne, do te behet skuadra per tu mundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.