Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte flet shume ashper: “Boll me. Ja cfare nuk duhet te bejme. Tani eshte koha per…”

Conte flet shume ashper: “Boll me. Ja cfare nuk duhet te bejme. Tani eshte koha per…”
Inter Club Staff

Nuk kishte konference dje per Antonio Conten perpara ndeshjes me Sassuolon, por ai ka dale perpara televizionit zikalter Inter TV per te folur.

Gjithcka ka nisur normalisht me nje analize te kundershtarit: “Me siguri qe do te perballemi me nje skuader me identitet te qarte, karakteristika te mira.”

“Punojne prej disa kohesh me De Zerbi, nje tranjer i madh. Duhet te bejme kujdes maksimal. Te respektojme kundershtarin dhe te tentojme te marrim maksimumin.”

Ne ndeshjen e kaluar Interi ka bere ate kthesen e madhe edhe ne nivel mbrojtes pikerisht ndaj Sassuolos.

“Zakonisht, kur do te besh kampionate si protagonist duhet ekuiliber.”

“Ne fillim te sezonit kemi pesuar shume gola sepse nuk kishte ekuiliber te duhur, pastaj dalengadale kemi arritur te bejme disa vleresime me djemte dhe kemi gjetur formulen me te mire.”

Sa do te percaktoje fakti se Interi nuk ka shume kohe te pergatise kete ndeshje?

“Do te percaktoje mjaftueshem, por edhe per ne edhe per Sassuolon. Jemi mesuar te luajme cdo tre dite, e ne kete raste jane kater dite.”

“Pertej rekuperimit, e rendesishme eshte qe te shohim entuziazem dhe deshire. Ne po i bejme gjerat ne menyre te rendesishme.”

“Por ne te njejten kohe, kemi nje rrugetim per te permbyllur. Boll me fjale, duhet vetem te punojme. Tani eshte koha per nje sforco finale.”

Interi vrapon mesatarisht 113 kilometra per ndeshje, askush si Interi: sa e rendesishme eshte kjo ne kete finale kampionati?

“Gjendja fizike eshte shume e rendesishme gjithmone, lojtaret duhet te ndihen mire brenda ndeshjeve.”

“Pertej mesatareve, e rendesishme eshte qe te vrapohet ne menyren e duhur dhe atehere kur duhet. Me top ose pa top.”

Interi eshte ne vendin e pare ne raportin e gjuajtjeve ne porte dhe golave te shenuar: skuadra eshte bere cinike ashtu si duhej?

“E rendesishme eshte te finalizojme rastet qe krijohen. Ne jemi skuadra qe krijon me shume ne zonen kundershtare, kur ndodh rasti duhet shenuar.”

Lukaku pas Bolognas ka thene se eshte askushi pa skuadren.

“Ne te gjitha skuadrat duhet menduar me “ne” dhe jo me “une”. Kjo eshte gjeja me e rendesishme.”

“Kjo edhe per faktin se individi nuk te ben te fitosh por skuadra. Eshte grupi ai qe nxjer ne pah dhe larteson individin. Djemte e kane kuptuar dhe po punojne mire ne kete drejtim.”

Sa eshte rritur Lautaro ne fazen mbrojtese?

“Eshte rritur shume, me dhe pa top. Ne te mbajturit top, ne te sulmuarin e thellesise. Ashtu si te tjeret, ai ka bere permiresime te rendesishme.”

“Tani duhet te vazhdoje ne kete rruge. Duhet llogaritur mosha e re, ai ka perpara nje te ardhme te madhe. Gjithcka varet nga ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.