Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte i habit te gjithe: “E mbani mend si vinte Interi me pare ne Bergamo? Jane flliqesira ato…”

Conte i habit te gjithe: “E mbani mend si vinte Interi me pare ne Bergamo? Jane flliqesira ato…”
Inter Club Staff

Nje tjeter barazim nga ku Interi del ‘i humbur’, duke pare se zikalterit e kishin ne dore perseri avantazhin e golave.

Nderkohe, Antonio Conte ka folur fillimisht ne Sky Sport, menjehere pas ndeshjes ku ka tentuar te beje heroin dhe te vere ne dukje transformimin e Interit.

“A ishte ky reaksioni qe kam pritur pas Madridit? Cfare do te thote kjo pyetje qe me ben? Ne nuk kemi pasur rezultat, jo paraqitje.”

“E perseris: ndeshja me ka pelqyer qe ta kuptoni mire. Sot e njejta gje me Atalanten, skuader shume e forte perballe.”

“Eshte gjithmone e veshtire te luash me ta, por edhe per ne te luajme ndaj tyre. Po na mungon ai instikti killer per te derguar ne shtepi tre piket, ndeshje qe mund ti fitojme.”

“Pasi deshtoi 2-0, e kemi humbur pak ekuilibrin dhe tani po flasim per nje barazim. I ka loja keto.”

Cfare i pergjigjesh atyre qe thone se eshte nje Inter ndryshe nga ajo qe ka arritur ne finalen e Europa League? Flasin per nje Conte me me pak grinte?

“I them qe te heqin veren nga tavolina. Mbase edhe rakine. Shpresoj te mos degjoj me flliqesira si keto…”

Po si ka mundesi qe ne sulm sulmuesit luajne me pak me njeri-tjetrin?

“Duhet marre parasysh edhe sa e mire eshte skuadra perballe. Atalanta kerkon markatura nje kunder nje, jane mesuar.”

“Por fakti eshte se sot flitet per Interin me shume dhe se nga Interi pritet me shume, do te thote se brenda nje viti e kemi bere Interin qe te rikthehet skuadra qe te gjithe kane frike.”

“Here te tjera ne Bergamo, deri para pak kohesh, Interi vinte me helmeten veshur…”

Sa qendror eshte tek ky Inter elementi i trekuartistit? Ne idete e tua?

“Sot nuk ishte, ishte Barella qe ishte nje trekuarstist i maskuar. Por varet nga karakteristikat e lojtareve qe zbret ne fushe.”

Sot ne 75 minuta keni luajtur mire, duhej nje fitore e madhe per te ndryshuar nga ana emotive nje sezon qe ska nisur edhe aq mire? Po ne fund, pati nje renie fiziologjike?

“Kush humbet provon te ndryshoje gjerat dhe skemat, ashtu si na ndodhi ne ne shtepi ndaj Fiorentines.”

“Por une ja them gjithmone djemve: ne pergatisim ndeshjet, me pas i takon atyre te menaxhojne situatat ne fushe.”

“Kur kemi pesuar gol, kishte nje moment pasigurie te madhe qe nuk duhet te ndodhe. Na ndodh qe te mbrojme topat e dyte, por ndonjehere nuk e kuptoj pse zhdukemi dhe nuk bejme detyrat individuale.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.