Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte i habit te gjithe per Eriksen? “Po ku e dini ju cfare une po bej me te? Kur ta shihni, do ju…”

Conte i habit te gjithe per Eriksen? “Po ku e dini ju cfare une po bej me te? Kur ta shihni, do ju…”
Inter Club Staff

Pak me vone, do sjellim te ju te gjithe intervisten e plote te Contes perpara Inter-Cagliari, por ishte e drejte te ndaleshim te ajo qe tekniku zikalter tha pak me pare per Christian Eriksen.

Tranjeri i eshte pergjigjur ne menyre shume te cuditshme pyetjes se gazetarit per Eriksen, ku ka thene nder te tjera se ai po punon me te.

PYETJA: Skuadra po e ka te veshtire te luaje me skuadrat e mbyllura? Perse Eriksen nuk po permiresohet?

PERGJIGJA E CONTES: “Kush e ka thene kete qe ai nuk po permiresohet? Mbase ju, por ju e shikoni vetem gjate ndeshjes.”

“Po ku e dini ju cfare une po bej me te? Kur ta shihni, do ju vije habi mbase dhe do te terhiqni mbrapsht cdo gje qe keni thene deri me sot.”

“Detyra e nje tranjeri eshte qe te permiresoje te gjithe lojtaret qe ai ka ne dispozicion, nga i pari tek i fundit.”

“Christian e di shume mire se une po punoj me nje ndershmeri totale dhe intelektuale me te qe prej dites se pare.”

“Ai e di qe une kerkoj gjithmone qe te permiresoj te gjithe lojtaret qe stervis, qe nga 18 vjecari e deri te me i vjetri ne skuader.”

“Une po punoj me te dhe po kerkoj qe te permiresoj disa aspekte te loja e tij. Ndonjehere mund t’ja dal ne menyre me te dukshme ne disa raste te tjera me pak.”

“Por detyra ime eshte te rris te gjithe lojtaret, edhe Christian. Mbase do te duhet pak me shume kohe, kjo po.”

“Por do te vije momenti mbase kur ai do te shpertheje dhe do te tregoje permiresime te dukshme ne fushen e lojes.”

“Skuadrat e mbyllura? Shpesh here gjejme perballe skuadra qe kerkojne te presin goditjet dhe te mos bejne asgje.”

“Ne kampionat ama kemi sulmin me te mire. Krijojme shume, dhe eshte me te vertete e cuditshme qe ne 180 minuta te mos kemi konkretizuar asgje nga ato qe kemi krijuar.”

“Te gjendesh perballe skuadrave te mbyllura do te thote se ka respekt te madh ne drejtim te lojes qe ne bejme.”

“Kjo sepse shume nga ata qe perballemi, cnatyrohen perballe nesh. Por duhet te jemi me te keqinj dhe me cinik, okazionet duhet ti shfrytezosh nese do rezultat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.