Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte i surprizon te gjithe ne konference per shtyp: “Kam tre dyshime te medha ne formacion. Ndaj Milanit dua…”

Conte i surprizon te gjithe ne konference per shtyp: “Kam tre dyshime te medha ne formacion. Ndaj Milanit dua…”
Inter Club Staff

Pasi te dielen e kaluar eshte kryer parakalimi ne klasifikim, tani Interi ka nje objektiv per te rritur diferencen qe ne tentative ne pare ndaj Milanit.

Pikerisht perpara ndeshjes ndaj tyre, ashtu si eshte tradite perpara mediave ka dale Antonio Conte ne Suning Training Centre.

“Miredita te gjitheve, per fat te keq na ka ardhur teksa ishim ne fushe nje lajm i trishte per shuarjen e Mauro Bellugi. Na vjen me te vertete keq dhe bashkohemi me dhimbjen e familjes”, ka thene Conte perpara fillimit te konferences.

Eshte nje derbi qe mund te konsiderohet me i rendesishmi i viteve te fundit. Cfare ndeshje pret?

“Nje derbi shume i ndryshem me ato qe jemi mesuar ne vitet e kaluara sepse behet fjale per majen e klasifikimit.”

“Po flasim per dy skuadra qe kane qene pothuajse gjithmone aty. Mendoj se eshte nje gezim shume i madh per Milanon dicka e tille.”

“E dime shume mire se derbin duhet ta fitosh per te menduar per dicka me shume por edhe per klasifikimin.”

Cfare avantazhi ju sjell fakti qe jeni perpara ne klasifikim?

“Une e nis logjiken time nga fakti se duhet punuar me force dhe vendosmeri. Kur ke nje klasifikim qe te buzeqesh, duhet te jesh me i karikuar akoma.”

“Duhet te kesh me shume entuziazem dhe me shume deshire kur e shikon veten perpara.”

Cili eshte mesazhi me i rendesishem qe i ke transmetuar skuadres? Mendon se neser rezultati varet nga Interi?

“Mesazhi eshte ai qe te japim maksimumin dhe te kerkojme ekselencen, kjo eshte ajo qe une i them gjithmone skuadres.”

“Nuk ka ndryshuar asgje ne krahasim me javet e kaluara, po punojme per te kerkuar qe te ndertojme dicka te madhe.”

“Eshte e paevitueshme qe kjo eshte nje ndeshje e rendesishme kunder nje skuadre te forte. Do te duhet nje ndeshje e madhe.”

Duke pare se cfare eshte ne loje, pret nje derbi nervoz? A do i besh ndonje rekomandim te vecante Lukakut per ndonje provokim te mundshem?

“Jo, do te jete nje ndeshje ku secila skuader do te tentoje te parakaloje tjetren.”

“Eshte zgjedhur nje arbiter shume i mire, nuk e harrojme asnjehere se ky eshte nje sport. Nuk shoh arsye se pse duhet te krijohen situata qe mund te ngacmojne skuadren.”

Teknikisht, si mund te ndalet nje si Ibrahimovic?

“Vetem duke punuar si skuader, duke ulur ne maksimum gabimet. Po flasim per nje lojtar te forte, qe po jep shume te Milani.”

“Na ka bere gol ne ndeshjet e kaluara, nuk eshte e thene ta bej edhe kesaj radhe, por pertej asaj, ne duam te fitojme.”

Beson se mund te jete nje avantazh fakti qe ke pasur nje jave kohe per te pergatitur kete ndeshje?

“Deri me tani kemi luajtur cdo tre dite, kemi bere nje gjysmefinale Kupe Italie kunder Juventusit dhe kemi luajtur ndaj Fiorentines.”

“Ne leter mund te flisni per avantazhe dhe disavantazhe, por ne duhet te jemi te bindur dhe te perqendruar te ajo qe po bejme.”

“Do te punojme akoma me shume, duke qene se nuk luajme ne mesjave. Kaq e thjeshte.”

Eriksen mund te jete njeriu derbi ashtu si ka qene ne Kupen e Italise? Ne krahasim me nje muaj me pare e shikon si lojtar te ndryshem?

“Une kam me vete tre dyshime te medha per ndeshje ne neserme. Nuk kam vendosur asgje, por kemi pare permiresime te medha te Christian dhe po punojme.”

“Kemi akoma menyra te tjera per te luajtur me te. Ka bere progrese te medha, eshte afruar shume me ne dhe kjo eshte dicka e mire per Interin, per mua, per ne, per tifozet.”

Neser eshte me e rendesishme sepse seshte nje derbi apo per faktin se mund te arrihet nje diference e madhe me te dyten?

“Mungojne edhe gjashtembedhjete ndeshje. Nuk harroj se kane qene shume ata qe thonin perpara ndeshjes me Fiorentinen se sa pike prapa Milanit do te dilnim duke qene se ata kishin ndeshje me Crotonen dhe Spezian.”

“Ne i kaluam ndeshjet duke fituar ndaj Fiorentines dhe Lazios, e duke dale nje pik perpara Milanit ne klasifikim.”

“Te gjithe mendonin se derbi do te ishte goditja e fundit, por jo.”

“Eshte nje tregues ky se sa kampionat i veshtire eshte, ku ne cdo ndeshje duhet te besh maksimumin.”

“Ne pas Milanit do te kemi Genoan, pastaj Parmen, qe lufton per te qendruar ne Serie A, eshte e rendesishme kjo.”

“Do te ecim hap pas hapi, eshte e paevitueshme qe te mendosh se cdo fitore te jep besim dhe moral, por edhe duhe te na binde per aftesite tona, kjo eshte me e rendesishme akoma pertej ndonje pike qe mund te fitohet nga kjo ndeshje.”

Shpesh here ke thene se Interi duhet te fitoje edhe per tifozet. Do ti japesh atyre nje mesazh?

“Per ata do te japim maksimumin ne fushe ashtu si kemi bere gjithmone per keto ngjyra dhe per historine e klubit.”

“Do te bejme gjithcka qe tifozet tane te ndihen krenare me impenjimin tone, me punen dhe me aplikimin ne fushe.”

Skriniar te cilin te gjithe po e vleresojme eshte rigjetur dhe eshte permiresuar. Si keni punuar me te?

“Nese shikojme cfare shkruhet, duket sikur shume lojtare duhet te ishin larguar nga Interi.”

“Lojtaret e dine shume mire te verteten e asaj qe une mendoja per ata. Une kam qene nje njeri i drejte dhe i drejteperdrejte me te gjithe, i qarte me ata, sidomos me lojtare qe nuk benin apo benin pjese ne programin tim.”

“Skriniar po ben shume mire, si i gjithe reparti i prapem. Mendoj se kemi gjetur nje kuptueshmeri te larte te mbrojtesave.”

“Te mos harrojme se edhe lojtare te tjere qe nuk jane titullare kane ndihmuar jo pak me kalimin e ndeshjeve.”

“Forca jone eshte qe te ndihemi te rendesishem dhe e dime se nese leshohet ndonje centimeter, dikush tjeter eshte gati qe te marre vendin ne fushe.”

“Eshte nje kompeticion i ndershem. Fati i Interit eshte se lojtaret po permiresohen shume individualisht dhe kjo ka bere qe niveli i skuadres te rritet.”

Nese shikon menyren se si eshte fituar ndeshja me Lazion, duke i lene topin kundershtarit, a vihet re se kjo eshte nje shenje maturie?

“Jemi treguar shume cinik, por kemi gabuar edhe tre apo kater gola te rendesishem ne pasimin e fundit.”

“Mendoj se keto ndeshej duhet te luhen me nje logjike, duke studiuar ne fushe gjate gjithe kohes dhe duke kuptuar se si mund te besh keq.”

“Me Lazion jemi treguar shume te zotet, vinin nga gjashte ndeshje te fituara radhazi ata. Te fitosh ashtu te jep force dhe autostime.”

“Por eshte nje kapitll tjeter. Tani kemi punuar per Milanin dhe i dime veshtiresite qe mund te krijohen nga ata dhe ato qe mund ti kijojme ne atyre.”

Ne nje moment te tille te sezonit a do ishte dakord qe Lukaku te shkonte ne Sanremo?

“Me pare duhet te kendoje njehere ne San Siro neser…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.