Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

484 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Inter-Slavia? Duhet te fitojme per tifozet. Objektivin nuk jua them tani per nje arsye te qarte.”

Conte: “Inter-Slavia? Duhet te fitojme per tifozet. Objektivin nuk jua them tani per nje arsye te qarte.”
Inter Club Staff

Neser ne darke Interi rikthehet ne fushe ne Champions League dhe per Antonio Conten do te jete debutimi i tij ne Champions si tranjer i Interit. 

Tekniku i Interit ka qene bashke me kapitenin zikalter perballe gazetareve dhe i eshte pergjigjur pyetjeve ne Suning Training Centre.

Si e shikoni Slavia Pragen si kundershtar? 

“Ne e nisim rrugen tone ne Champions League pas tre ndeshjesh ne Serie A. Do te jete e rendesishme ta nisim me kemben e duhur.”

“Do te gjejme perpara nje skuader qe ka bere mjaft mire vitin e kaluar duke fituar edhe kampionatin kunder Viktoria Plzen dhe qe kohet e fundit ka bere mire edhe ne Europe.”

“Duhet te bejme gjera te medha dhe te kemi kujdes sepse po flasim per nej skuader fizike me nje mentalitet te mire. Jane mesuar qe te fitojne dhe keshtu qe kerkojne te kene kete qendrim ne fushe cdo ndeshje.”

“Duhet te kemi respekt dhe kujdes, duke luajtur ndeshjen tone. Nuk do te kete shume kohe per ta pergatitur por duhet te jemi gati per cdo situate dhe per te luftuar.”

Si eshte Lukaku?

“Ka disa vleresime per te bere dhe duhet te shohim ne cfare gjendje eshte. Nese do te luaje do e beje kete gje sepse do te kemi garanci. Nese jo, do te luaje dikush tjeter.”

Moduli me mbrojtjen me kater mund te jete i vlefshem apo e keni braktisur perfundimisht?

“Kjo ceshtja e modulit vlen me pak se sa mentaliteti. Jane te gjitha idiotesira. Futbolli modern ka evoluar, po evolon, duhet te pershtetmi me kohen sepse dikush qe me pare ishte tranjer sot e shikon futbollin ndryshe.”

“Eshte e rendesishme se cfare presioni ben ne fushen e lojes. Me sa lojtare sulmon. Por eshte bukur: duket qe jam rikthyer ne Itali. Ne Angli nuk i plaste njeriu si luaje, me kater apo me tre, duan intensitet dhe te kenaqen. Po kerkojme pikerisht kete. Pak rendesi ka moduli.”

Ky takim i dyfishte a mund te jete provim i pare i vertete?

“Eshte e paevitueshme qe sa me shume kohe ke ne dispozicion aq me shume hyn ne mendjet e lojtareve.”

“Championsi gjithesesi paraqet per ne nje stimul shume te madh por edhe per tifozet. Gjithesesi duhet te mendojme ne menyre te qarte dhe mund te them qe sa me shume ke per nje ndeshje, aq me mire eshte. Por kur ke pak kohe, duhet te luftosh me gjithcka cfare ke fuqi.”

Cfare mendon kur degjon se Conte eshte me shume nje tranjer per kampionat se sa per Champions League?

“Nuk mendoj asgje. Une kam luajtur tre Champions League. Te paren me Juventusin pasi kam fituar kampionatin dhe vinim nga dy vende te shtata rresht.”

“Te parin vit kemi dale heret dhe me pas shkuam deri ne gjysmefinalen e Europa League dhe me pas tek Chelsea e arrita pasi nje sezon me pare kishin qene ne vendin e 10.”

“E kuptoj qe pritshmerite jane te larta dhe thone ku kam prekur une kam fituar. Por nuk eshte keshtu. Sidomos ne Champions sepse duhet te punojme. Atyre qe bejne sikur dine gjithcka i them qe kam punuar gjithmone me krijesa qe sapo kane lindur dhe jo qe jane shume solide.”

Mendon se eshte i drejte entuziazmi qe ndihet tek tifozet?

“Eshte shume i rendesishem per ne te ndjejme te gjithe kete entuziazem perreth nesh, por e perseris qe nuk duhet te ndikojne rezultatet.”

“Te presim sepse tifozet kane pritshmeri. Roma nuk u ndertua ne nje dite. Pasi them kete, ne po punojme ne menyre shume te forte dhe per kete falenderoj klubin dhe lojtaret.”

“Ka shume disponibilitet per tu perfshire nga te gjithe qe duan te ndertojne dicka te rendesishme. Po kerkojme te leme nje shenje dhe te ndertojme bazat per kedo qe do te vije ne te ardhmen ne kete klub.”

Ashtu si i keni studiuar ju kundershtaret, kush mendoni se eshte pika e forte e Slavia Prages?

“Ashtu si Udinese, edhe ata jane nje skuader shume fizike me lojtaret e krahut shume te shpejte. Kane pesuar vetem dy gol dhe kane shenuar 17 te tille.”

“Mendoj se duhet te jemi ne 110% per te fituar. Nuk do te jete aspak nje shetitje, duhet te bejme ndeshjen tone, duke besuar tek kurajo jone e me mbeshtetjen e tifozeve qe na ndjekin brenda dhe jashte San Siros.”

Kush eshte objektivi minimal?

“Vetem rruga qe po bejme do te tregoje objektivin qe do i vendosim vetes. Sot nuk e ndjejme ti veme vetes nje obejektiv minimal apo maksimal.”

“Nuk i veme vetes limite sepse Interi krijon gjithmone alibi. Po kerkojme te japim 100% dhe te shohim ku do shkojme. Pastaj koha do te tregoje gjithcka dhe cfare ambicjesh do te kemi.”

A jemi akoma tek shkendija? Kur mendon se Interi do te behet dinamit, ashtu si e kerkoni ju?

“Duhet te jemi stabel ne fushe, vetem ashtu mund te luftojme per dicka te rendesishme. Nese bejme ulje ngritje si kodra pas bregut, nje dite ndihesh super i forte dhe nje dite nje deshtak. Duam te japim nje sinjal se ne jemi stabel, sepse kjo eshte rruga e duhur.”

Si mendon te perballesh me Slavian?

“Mendoj se Slavia e ka treguar ne sezonin e fundit se eshte shume e forte. Kane fituar ne kampionat dhe kane luajtur ne Europa League mjaft te mire.”

“Jane eleminuar nga Chelsea pasi kane mundur skuadra te rendesishme. Per kete flas me respekt per Slavian sepse do te perballemi me nje skuader fizike dhe me mentalitet te forte. Mund te jene nje veshtiresi e madhe ne kte grup.”

Biraghi a mund te luaje si titullar?

“I kam thene Biraghit qe kur erdhi se nuk ishte ne gjendjen e duhur fizike. Tani nga ana fizike ai ka arritur nje nivel mjaft te mire.”

“Por me shqeteson pak aspekti taktik sepse i duhet kohe per te hyre ne disa skema, sidomos kur ndryshon skuader. Per ne eshte thelbesore qe te gjithe lojtaret te jene brenda idese sone. Nje lojtar jashte ingranazhit eshte nje problem shume i madh.”

“Por ne te njejten kohe duhet te marrim rreziqe persiper sepse disa lojtare kane ardhur vone dhe kane pasur edhe demtime. Gjithesesi une kam besim te plote tek lojtaret e mi dhe e di qe do ma shpaguajne ne fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.