Conte: “Isla eshte i joni, do te beje mire. Dhe Interi…”
Antonio Conte i cudit nga pak te gjithe. Isla eshte pothuajse lojtar i Interit, por ai flet sikur te jete nje lojtar i Juventusit me te gjitha efektet. Kileni ka luajtur sot prej minutes 17 te pjeses te dyte ne miqesoren e Juventus, dhe eshte vershellyer ne menyre te vazhdueshme nga tifozet. Tekniku juventin, ne mikrofonat e SkySport24, ka lene te kuptohet qe lojtari i krahut do te qendroje ne Torino nese tratativa me zikalterit nuk perfundohet: “Isla eshte nje lojtar i imi, nje lojtar i Juventusit. Jam shume i kenaqur te jem traineri i tij dhe ta kem ne dispozicion. Jam i bindur qe do te beje nje sezon te shkelqyer, dhe do te luaje vendin e titullarit me lojtaret e tjere te krahut. Nuk shoh ndonje problem dhe nuk duhet te flasim asnjehere para kohe. Interi? Do te vazhdoje te investoje. Ka blere Icardi dhe Belfodil dhe besoj se nuk do ndalet. Jane duke shpenzuar mire. Te gjitha skuadrat po levizin ne merkato dhe do te shohim cfare do te ndodhe deri ne fund.“