Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

772 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Ja cfare kam me shume frike ne kete moment. E kam paralajmeruar edhe me pare. Eriksen? Per te mund t’ju them se eshte nje djale i mbare.”

Conte: “Ja cfare kam me shume frike ne kete moment. E kam paralajmeruar edhe me pare. Eriksen? Per te mund t’ju them se eshte nje djale i mbare.”
Inter Club Staff

Fitore me goleade per Interin qe ka mundur pak me pare SPAL me rezultatin 4-0 dhe ka rimarre vendin e dyte.

Ne sezonin e tij te pare me Interin, Conte ka kaluar 70 pike me 5 ndeshje perpara se te mbyllet Serie A.

Pikerisht tranjeri zikalter ka folur per mikrofonat e DAZN pas ndeshjes dhe keto kane qene fjalet e tij:

“Per ne ka qene shume e rendesishme qe te jepnim nje sinjal vazhdimesie, nje sinjal bindje tek aftesite tona.”

“Jane ndeshje qe ne leter mund te duken te thjeshta, por nuk eshte asgje e thjeshte dhe Spal ka qene per nje pjese te madhe te lojes ne ndeshje.”

“Kemi zbritur ne fushe me vullnetin e duhur dhe donim te hipotekonim vendin ne Champions League dhe te kalonim ne vendin e dyte duke u afruar akoma me ata qe jane shume larg.”

“Ajo qe kam me shume frike ne kete moment eshte fakti se mund te paguajme shtrenjte ne fund disa gabime dhe hapa fals qe kemi bere ne disa ndeshje.”

“Kete gje e kam paralajmeruar edhe me pare. Gjithesesi ne po japim sinjale te rendesishme te nivelit mental.”

“Eriksen? Ai po punon shume dhe po tenton te futet ne disa mekanizma. Kampionati italian eshte shume i veshtire dhe shume me taktik se ai ne Angli.”

“Por ai ka kualitete dhe po rrit ne menyre te rendesishme agresivitetin e tij gjate lojes. Sot ka bere nje ndeshje te mire, duhet te vazhdoje te punoje.”

“Goli i pare ishte tipik i nje formacioni 4-2-4, kam kenaqesi kur shoh gola te tille sepse shihet edhe puna e mire e bere.”

“Eriksen i ndrojtur? Jam dakort, po ambjentohet ne nje futboll te ri. Nuk mund te mos i duash te miren nje djali aq te mbare sa ai. Ai ka ardhur me koken poshte dhe eshte shume i duruar.”

“E kuptojme ndrojtjen e tij, por duhet te kerkojme ta zhbllokojme. Do te jete nje ceshtje kohe dhe adaptimin.”

“Eshte nje djalosh i mbare dhe ka deshire per te bere dicka te rendesishme. Pas lockdown kemi ndryshuar disa gjera, kemi vene nje lojtar qe luan ndermjet linjave.”

“Kerkojme qe te jemi me te paparashikueshem. Jemi te vetmit ne Serie A qe kemi derguar 18 lojtare ne rrugen e rrjetes. Rrezikojme dicka me shume, por shkalla e rrezikshmerise ne gjysmefushen e kundershtareve eshte rritur akoma me shume si dhe sasia e golave ne kete periudhe post-lockdown.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.