Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte jep lajmin e mire per Arturo Vidal: “E nxora une. Ja cfare demtimi ka pesuar. Per te nuk…”

Conte jep lajmin e mire per Arturo Vidal: “E nxora une. Ja cfare demtimi ka pesuar. Per te nuk…”
Inter Club Staff

Antonio Conte nder te tjera pas ndeshjes ka folur edhe per gjendjen e Arturo Vidal, i cili ka dale i demtuar nga fusha e lojes.

Tekniku zikalter ka tentuar ti qetesoje te gjithe duke treguar gjendjen shendetesore te kilianit, sidomos perpara ndeshjes se rendesishme ndaj Lazios qe luhet te dielen.

Si eshte Vidal?

“Arturo ka marre nje goditje ne kofshe dhe kam preferuar qe ta heq duke mos e rrezikuar duke pare edhe rezultatin.”

“Por nuk duhet te jete asgje shqetesuese per te. Ai eshte nje luftetar i vertete dhe luftetaret jane gjithmone gati per lufte.”

Shtate ndryshime ne krahasim me Fiorentinen: do te jete dicka qe do e shohim shpesh gjate sezonit?

“Ashtu si e kam thene edhe me pare, pavarsisht se kemi pare kaq shume ndryshime, kemi vene re te njejtin Inter ne fushen e lojes.”

“Do te thote se po punojme shume mire. Kjo eshte dicka shume e mire. Tani i imagjinoj se cfare do kishin thene e gjykuar nese sot nuk do kishim fituar…”

“Ne vime nga nje periudhe intensive dhe po pergatitemi per nje periudhe tjeter intensive. Me pas, ne tetor do te jete njesoj.”

“Te ndryshosh do te thote te shpejtesosh perrshtatjen e Kolarov, Hakimi dhe Vidal por edhe rikthimin e Perisic.”

“Prandaj po marrim keto rreziqe, qe ti perfshijme sa me shpejt ne mekanizmat tone, sepse duhen kuptuar te dy fazat qe ben Interi.”

“Kjo eshte ajo qe duhet te bejme. Ky ndryshim ne formacion qe tani me ben qe te besoj tek te rinjte qe kane ardhur, ti perfshij ata me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.