Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ka percaktuar si te paprekshem nje lojtar tjeter ne mesfushe: per te eshte unik dhe nuk ka konkurence!

Conte ka percaktuar si te paprekshem nje lojtar tjeter ne mesfushe: per te eshte unik dhe nuk ka konkurence!
Inter Club Staff

Nicolò Barella ka larguar cdo dyshim: ka ardhur tek Interi veren e shkuar por ish-mesfushori i Cagliarit ne pak kohe ka fituar nje bluze titullari dhe nuk ka leshuar me kurre.

Ai eshte bere shume shpejt nje element i padiskutueshem per Antonio Conten.

Asnje dyshim keshtu as prezenca e tij ndaj Sampdorias dhe pikerisht per te, Tuttosport thur elozhe te medha.

“Interi e rinis kampionatin me sigurine qe ka nje emer: Niccolo Barella.”

“Mesfushori zikalter do te luaje titullar edhe ndaj Sampdorias dhe keshtu do te ndodhe edhe gjate pjeses tjeter te sezonit.”

“Eshte vetem sezoni i tij i pare me Interin, por nuk e ka vene kurre veten ne diskutim ne syte e Antonio Contes sepse ai gjithmone ka qene perfekt.”

UNIK PER CONTEN OSE ME SAKTE “I PAZEVENDESUESHMI I RI” – “Ai ka shtypur konkurencen por ne fakt, ne skuadren zikalter nje Barella te dyte nuk e gjen dot, edhe pse lojtare te forte ne mesfushe ka shume.”

“Per shembull, jane njerez si Eriksen dhe Sensi, por ata kane karakteristika te tjera edhe pse jane shume te forte.”

“Gagliardini i afrohet pak, por nuk ka te njejtat karakterisika apo dinamike si i kaltri. Nderkohe, Vecino eshte me prapa akoma.”

INVESTIM I GODITUR – “Barella, i ardhur tek Cagliari me etiketen e lojtarit italian me te kushtueshem ne histori, po tregon cdo here se investimi per te ka qene shume i goditur dhe aspak i ekzagjeruar.”

“Te gjithe i mbajne mend kritikat per Interin ne veren e shkuar per shumen e shpenzuar per te, por fusha ka treguar se e kishin gabim.”

“Nderkohe, ai do te kete detyren qe sezonin tjeter te konfirmohet si nje titullar i padiskutueshem sepse Interi po kerkon edhe nje mesfushor tjeter me peshe.”

“Zikalterit duan te shtojne zgjedhjet e tyre ne mesfushe, por dihet se cdo skuader ka titullare ne mendjen e tranjerit dhe Niccolo nuk deshiron ta humbase kete status.”

“Barellas i mungon vetem pak eksperience ne nivel nderkombetar, por edhe kjo do te vije. E do te ndihmonte per kete mbase edhe ardhja e Vidal apo Nainggolan, qe do te ishin te dy mesues te mire te italianit te ri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.