Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ka vendosur: ja formacioni i Interit kur te rifilloje Serie A

Conte ka vendosur: ja formacioni i Interit kur te rifilloje Serie A
Inter Club Staff

Ne pritje te merret vesh se kur do te rifilloje gjithcka, Antonio Conte duket se vazhdon te mendoje disa zgjidhje te ndryshme per Interin e tij kur te rifilloje Serie A. 

Per kete ka folur sot Corriere dello Sport e cila ka hyre ne detaje duke shpjeguar idete e reja te teknikut te Interit.

Sipas te perditshmes italiane, celesi i vertete do te jete ashtu si pritej integrimi total i lojtarit me te ri ne skuader.

Behet fjale natyrisht per Christian Eriksen i cili deri kur u be ndalesa ka qene jashte mekanizmave te skuadres por tani gjerat do te ndryshojne me te vertete.

“Danezi po ngroh motorret i bindur se do te kete nje rol teper qendror dhe te rendesishem me Conten.”

“Ai deshiron qe te pushtoje Interin ne gjithcka. Deshiron te behet lojtari me qendror i ekipit dhe te kape pritshmerite e te gjitheve.”

“Do te jete karta fituese per sprintin final dhe objektivi eshte qe te ndihmoje ne konsolidimin e mesfushes zikalter.”

NJE INTER ME PESHORE – Misioni i Contes do te jete qe te ndertoje nje Inter perfekt duke perdorur peshoren dhe duke vene “peshat” e duhura ne vendin e duhur.”

“Me Sensin dhe Barella ai mund te formoje nje bateri qe do te krijonte zili per gjysmen e skuadrave nbe Europe.”

“Por me sa duket, ajo e dimrit, nuk ishte Interi i Eriksen. Por do te behet shume shpejt Interi i Eriksen sipas direktivave te Antonio Contes.”

“Kush do te ishte Interi i ri i tranjerit te Interit dhe kush do te jete formacioni qe ai do te perdore?”

“Natyrisht celesi do te jete Eriksen por edhe pse ai do te futej ne formacion, rreshtimi nuk do te ndryshonte shume.”

“Formacioni do te ishte ky: Handanovic natyrisht ne porte, ai nuk eshte aspak ne dyshim.”

“Ne mbrojte do te ishte treshja Milan Skriniar, Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni. Ky i fundit do te alternohej me Diego Godin duke pare ndeshjet e aferta.”

“Ne krahet e mesfushes do te jete Ashley Young nga krahu i majte i padiskutueshem ndersa nga i djathti pritet te alternohet Candreva me D’Ambrosio dhe Moses.”

“Nderkohe, ndryshimi i madh ne mesfushe me tre mesfushore qendrore: Marcelo Brozovic, Niccolo Barella dhe Christian Eriksen. Ky i fundit do te jete pak me i terhequr dhe jo nje trekuartist i mirefillte edhe pse gjate lojes ne fraksione te ndryshme mund te zhvilloje punen e nje trekuartisti. Nderkohe nga stoli do te jete nje Stefano Sensi gati per tu futur ne loje sepse eshte rekuperuar plotesisht.”

“Ne sulm pak dyshime: Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku jane titullare te padiskutushem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.