Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte ka vene ne rrezik largimi 5 lojtare ne skuader: ja emrat dhe detajet!

Conte ka vene ne rrezik largimi 5 lojtare ne skuader: ja emrat dhe detajet!
Inter Club Staff

Nuk dihet akoma nese Serie A do te rikthehet me siguri ne fushe sepse nje vendim final do te meret te merkuren nga qeveria, por supas Tuttosport, Conte po ben llogarite qe tani per sezonin e ardhshem.

Tekniku zikalter do te paraqitet diten e neserme ne Appiano Gentile me reflektoret e vendosur mbi disa lojtare qe ai i ka shenuar me te kuqe si ne rrezik largimi.

Ata jane lojtare te huazuar dhe lojtare qe kane disa sezone tek Interi, por kete sezon nuk kane bindur ose nuk jane te pershtatshem me skemat e Contes.

Per kete eshte futur ne detaje e perdtishmja italiane qe tregon situaten e gjithesecilit duke shpjeguar me detaje.

Keta pese lojtare jane: Diego Godin, Kwadwo Asamoah, Cristiano Biraghi, Victor Moses dhe Matias Vecino.

Te gjithe ndodhen me nje pikepyetje mbi koke dhe mbi te gjitha Diego Godin ka edhe skuadra te rendesishme qe e kerkojne si puna e Tottenham.

Nderkohe, per sa i perket te tjereve te cituar is Moses dhe Biraghi, ato jane ne huazim me te drejte blerje nga Interi.

Ne kete moment, duke pare edhe emrat qe Interi kerkon si Chiesa, Marcos Alonso, Emerson e Kostic, zikalterit nuk duken te bindur per te mbajtur lojtaret aktuale.

Biraghi mund te jete i vlefshem per listen Uefa por deri me tani nuk e ka treguar se e meriton nje vend titullari ne skuadren e Contes me Young qe i ka zene edhe vendin sapo ka ardhur.

Pastaj eshte edhe disktuimi i lidhur me Asamoah qe eshte shume afer largimit me disa klube gjermane dhe turke qe e kerkojne ate edhe pse ka pasur nje sezon te mbushur me probleme fizike.

Ne fund Vecino: konfirmimi i tij ne skuader edhe sezonin qe vjen eshte shume i veshtire duke pare pardhenien me Conten ku ne janar ka qene shume afer largimit.

Jane pikerisht keta pese lojtaret qe Conte ka vene ne listen e te rrezikuarve per tu larguar dhe nese gjerat nuk do te ndryshojne nga sot e deri ne qershor, ata largimin e kane te sigurt.

Atyre mund ti shtohet edhe Roberto Gagliardini qe meqe eshte italian ka nje avantazh ne syte e Marottes dhe Contes, por nese do te vije oferta e duhur do te largohet edhe ai.

Gjithesesi, Conte do i ndjeke me kujdes te gjithe lojtaret me lart gjate ketyre diteve ne stervitje dhe me pas nese rifillon Serie A, ata do te vleresohen ne baze te paraqitjeve te tyre. Asgje nuk do i lihet rastesise.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.